Tjetër shitje energjie nga KESH - Arkëtohen 2.8 mln euro, të ardhurat nga eksporti arrijnë në 52.3 mln euro

Përveç problemeve të shkaktuara me rrjetin elektrik, apo qarkullimin e automjeteve në disa zona, rreshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka realizuar disa procedura shitjeje energjie, për shkak të përmirësimit të situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin.
Vetëm në procedurën e fundit, Korporata ka shitur 25800 mWh energji, në 2 lote të ndarë teksa referuar çmimit të shitjes, rezulton se janë arkëtuar 2.8 mln euro. Kjo shumë i shtohet të ardhurave që janë siguara nga eksporti i energjisë përgjatë gjithë këtij viti, që sipas përllogaritjeve të TV SCAN shkon në 52.3 mln euro.
Pjesa më e madhe e tyre u arkëtua në 6 muajt e parë të këtij viti, me 41.5 mln euro. Ndërkohë që, vetëm me tenderët e shitjes së energjisë për muajin nëntor KESH sipas të dhënave të publikuara nga KESH rezultojnë të ardhura, në vlerën e 10.8 mln euro.
Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata për Furnizuesin e Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group që për vitin 2023 nuk ka kryer procedura shitje të energjisë, çka nënkupton se nuk ka patur teprica pas plotësimit të nevojave konsumatore.
Rreferuar legjislacionit në fuqi, shoqëria publike e furnizimit në tregut e lirë ka detyrimin për blerjen e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë. Fillimisht, kjo energji tregtohet për mbulimin e humbjeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes me të njëjtin çmim me të cilin e blen këtë energji nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike. Ndërkohë që, në rast të tepricave të krijuara ato tregtohen në treg të parregulluar me çmimin që ofron ky treg.
Ola Mitre / SCAN

Sa para’ marrin bashkitë për rritjen e pagave? - Ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë për vitin 2024
Pjesë e transfertës së pakushtëzuar që jepet nga qeveria qendrore për njësitë e vetëqeverisjes vendore është edhe fondi për rritjen e pagave, e cila do të......

Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane! Aktet pak të njohura të Ismail Qemalit. Nga mbyllja e 'Ziraat Bankasi' te ndalimi i "Dette Publique Ottoman"
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Ngritja e flamurit me 28 nëntor 1912 ishte akti kryesor simbolik i ndarjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Por ky akt, do të......

Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë – Rama dhe Kurti sëbashku në Vlorë!
Shqipëria sot feston 111 vjetorin e krijimit të shtetit të saj sovran dhe të pavarur dhe për këtë arsye si vjet për herë të parë në vendin tonë do të......

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth,......

Rusia miraton shpenzime rekord për ushtrinë në buxhetin e ri!
Presidenti rus ka miratuar një rritje rekord buxhetore prej rreth 30% për shpenzimet ushtarake në vitin 2024, duke arritur në 36.6 trilion rubla (376.7......

Hapen aplikimet për fondin e fatkeqësive natyrore - 54 milionë dollarë në dispozicion të bashkive për përmbytjet
Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat kanë nevojë për fonde me qëllim Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore kanë afat për të aplikuar duke......

Marrëveshja e vizave Francë-SHBA: Çfarë është dhe për kë zbatohet?!
Qytetarët francezë mund të dyfishojnë gjatësinë e vizës së tyre amerikane sipas kësaj marrëveshjeje të re. Qytetarët francezë tani mund të aplikojnë për një......

Cilat janë kriptot e preferuara nga terroristët? - Platfoma “Tron” preferohet nga Hamas dhe Hezbollah
Një platformë kriptosh me rritje të shpejtë i njohur si ‘Tron’ është bërë platforma kryesore për transferimet e kriptove që mbështesin grupe si Hamasi dhe......