Rriten kriptot, bitcoin sërish në mbi $37,000 - Sot shënohet 11-vjetori i përgjysmimit të parë të BTC

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 37,000 dollarë. Pjesërisht tregu është mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan, që po qëndron në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit. Në fokus të tregjeve është edhe miratimi i mundshëm i fondeve ETF në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht nga entuziazmi në rritje që fondet e tregtuara në shkëmbim të bitcoin (ETF) do të miratohen së shpejti, disa pionierë të ETF të kriptomonedhave planifikojnë të kundërshtojnë atë që pritet të jetë një betejë e ashpër e industrisë për pjesën e tregut.
Kërkesa për një ETF në bitcoin, e cila do t'i lejonte investitorët me pakicë dhe institucionale të vendosin lehtësisht baste mbi çmimin e kriptomonedhës më të madhe në botë, pritet të tërheqë deri në 3 miliardë dollarë nga investitorët në ditët e para të tregtimit dhe të tërheqë miliarda të tjera më pas. Ndër zhvillimet e tjera, si sot 11 vjet më parë bitcoin përjetoi përgjysmimin e parë të gjenerimit, që ndryshe njihet si “hashrate”.
Në atë kohë, bitcoin tregtohej me rreth 12 dollarë, ose 308,200% poshtë çmimit aktual prej rreth 37,000 dollarë. Mekanizmi i përgjysmimit ishte programuar në algoritmin e gjenerimit të bitcoin për të kundërvepruar ndaj inflacionit dhe për të ruajtur vlerën.
Ndërsa përgjysmimi i bitcoin rrit ndjeshëm mungesën e kriptomonedhës, cikli i ecurisë së çmimeve është ndikuar historikisht nga përgjysmimet. Vetëm një vit pas përgjysmimit të parë, bitcoin u rrit në gati 1,000 dollarë, ndërsa përgjysmimi i dytë shkaktoi një rritje prej 350% gjatë vitit që pasoi, me BTC që më pas u rrit në nivelet më të larta të të gjitha kohërave prej gati 20,000 dollarë në dhjetor të vitit 2017. Përvjetori i përgjysmimit të parë të bitcoin vjen ndërsa komuniteti pret përgjysmimin e katërt, i cili do të ndodhë më 17 prill 2024.
Megjithatë, përgjysmimi i vitit 2024 nuk do të jetë i fundit, pasi parashikohen në total 34 përgjysmime, pasi të jenë minuar 21 milionë bitcoin në dispozicion. Bazuar në planin aktual, oferta maksimale prej 21 milionë bitcoin do të arrihet rreth vitit 2140.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Por, pritet të realizojnë muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët, gjatë javës së fundit të tregtisë për nëntorin.......

Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje me Britaninë për Gjibraltarin!
Spanja është gati të nënshkruajë një marrëveshje për statusin pas Brexit të Gjibraltarit që të mërkurën, tha ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares,......

Greqia do të shlyejë më shumë kredi shpëtimi të zonës euro përpara afatit!
Greqia muajin e ardhshëm do të shlyejë përpara afatit 5.3 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) kredi që u detyrohet vendeve të zonës së euros sipas paketës së......

Ndalimi i nxitjeve të investimeve me pakicë të BE-së në rrezik!
Brukseli dëshiron që më shumë europianë të blejnë aksione, por planet e tyre për ta bërë këtë mund të jenë dështues duke pasur parasysh skepticizmin nga......

Certifikimi i produkteve tradicionale, 40 në proces - Anëtari i Komisionit të Vlerësimit, Kikino: Elementet që duhet të plotësohen
Që një produkt tradicional shqiptar të certifikohet duhet të kalojë nëpër disa faza dhe procese, për të cilat mund të duhen edhe vite. Por, pajisja me këtë......

Bizneset, ankesa për tenderët - Mbi 97% janë për procedura mbi kufirin e lartë monetar
Tenderët mbi kufirin e lartë monetar regjistrojnë ankesat më të shpeshta nga operatorët ekonomikë pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas të dhënave nga......

Efekti “club” brenda rrjetit, hiqet kufizimi i mosdiskriminimit - U vendos në vitin 2014 për të shmangur tarifat e larta për thirrjet nga jashtë rrjeteve
AKEP po planifikon heqjen e kufizimit të tarifave mës operatorëve celularë për thirrjet që pranohen prej abonentëve të kompanive të tjera. Në një analizë që i......

Tjetër shitje energjie nga KESH - Arkëtohen 2.8 mln euro, të ardhurat nga eksporti arrijnë në 52.3 mln euro
Përveç problemeve të shkaktuara me rrjetin elektrik, apo qarkullimin e automjeteve në disa zona, rreshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për......