Europa Postuar më 28 Nëntor 2023, 16:27

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Por, pritet të realizojnë muajin më të mirë që nga janari

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Por, pritet të realizojnë

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët, gjatë javës së fundit të tregtisë për nëntorin. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.6%, ndërsa shumica e sektorëve janë në ngjyrë të kuqe. Megjithatë, ky indeks pritet të realizojë fitimet më të mëdha mujore që nga janari.

Përsa i përket korporatave, aksionet e kompanisë franceze të videolojërave, Ubisoft janë në rënie me 8%, pasi njoftoi se kishte mbledhur 494.5 milionë euro në emetimin e obligacioneve të konvertueshme në kapital. Kompania tha se të ardhurat do të përdoren për aktivitetet e përgjithshme të korporatës dhe 250 milionë euro për riblerjen e obligacioneve të papaguara.

Në anën tjetër, Rolls-Royce është në rritje me rreth 5% pasi njoftoi një objektiv të fitimit operativ afatmesëm prej 2.5 miliardë paund deri në në 2.8 miliardë paund. Ndërkohë, banka britanike ka identifikuar disa aksione europiane që janë në rrezik për të realizuar fitime, për shkak të rritjes së pagesave të interesit për borxhin, gjatë dy viteve në vijim. Gjatë pandemisë së koronavirusit, bankat qendrore i ulën normat e interesit në nivele historike, duke u mundësuar kompanive të marrin borxh me norma shumë të favorshme.

Shumë firma përfituan nga normat e ulëta për të shtyrë afatet e maturimit të obligacioneve të tyre për të ulur shpenzimet e interesit dhe për të forcuar bilancet. Por, tashmë rifinancimi është bërë shumë më i vështirë, pasi normat e interesit janë rritur dhe pritet të qëndrojnë të larta deri në vitin 2025. Banka deklaron se rifinancimi i borxhit me norma më të larta mund të zvogëlojë fitimet me 3% deri në 5% gjatë dy viteve të ardhshme, duke ndikuar në çmimin e aksioneve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat