Tregu i punës, në funksion të meshkujve - Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2022, hendeku gjinor i punësimit në Shqipëri llogaritet në 12.4 pikë përqindje dhe sipas të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ ky tregues na rendit mes vendeve të para në Europë. Ndërkohë, në BE hendeku gjinor i punësimit llogaritet në 7.9 pikë përqindje. Por si matet ky tregues? Hendeku gjinor i punësimit përkufizohet si diferenca ndërmjet normave të punësimit të meshkujve dhe femrave të moshës 15 deri në 64 vjeç.
Norma e punësimit tek femrat në Shqipëri, për vitin 2022, llogaritet në 58.9%, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 66.8%. Shqipëria renditet në vend të pestë nga fundi në Europë sa i përket normës së punësimit, ndërkohë që Serbia, Rumania, Greqia dhe Italia renditen si vendet me normën më të ulët në Europë. Nga ana tjetër, Islanda, Holanda dhe Zvicra janë vendet me normën më të lartë të punësimit tek femrat, përkatësisht me 81.2%, 78.1% dhe 75.4%.
Sa i përket normës së punësimit te meshkujt, sërish Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me 71.4% dhe poshtë mesatares së Bashkimit Europian, e cila vlerësohet në 74.7% për vitin 2022. Ajo që vihet re nga analiza e të dhënave është fakti se në të gjitha vendet europiane norma e punësimit te meshkujt është më e lartë se tek femrat. Shqipëria me një hendek prej 12.4 pikë përqindje renditet e gjashta në Europë mes vendeve me hendekun më të thellë. Ndërkohë, Greqia dhe Italia kryesojnë Europën me një hendek në punësim prek 19.1 pikë dhe 18.1 pikë përqindje.
Por cilat janë vendet e Europës të cilat kanë hendekun më të ulët? Sipas të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Lituania dhe Finlanda janë vendet me hendekun më të ulët, përkatësisht me 0.8 pikë dhe 0.3 pikë përqindje.
Një sërë arsyesh kanë shkaktuar pabarazi gjinore në punësim ndër vite, të tilla si diskriminimi në punësim dhe pjesëmarrja e ulët e grave në vendimmarrje apo faktorë të tillë si kujdesi për fëmijët apo puna e papaguar.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Profecitë e frikshme të Nostradamus për vitin 2024 - Nga konfliktet e luftës në Azi, tek përmbytjet dhe cunami
Çdo vit në këtë periudhë publikohen profecitë e Nostradamusit. Michel de Nostradamus, ose thjesht Nostradamus, ishte një figurë e diskutueshme e shekullit të......

“Më shumë seriozitet për ndryshimet klimatike” - Kreu i FMN, Georgieva: E vetmja mënyrë për menaxhimin e ngrohjes globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë apel për më shumë seriozitet në qasjen ndaj situatës aktuale klimatike përpara fillimit të bisedimeve për klimën......

Fluturimi i parë transantlantik me karburant ekologjik - Objektivat e kompanisë dhe skepticizmi i ambientalistëve
Fluturimi i parë transatlantik i fuqizuar nga karburantet ekologjike është tashmë një fakt. Një avion pasagjerësh Virgin Atlantic fluturoi nga Londra në Nju......

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të gjësë së gjallë / Marrëveshje Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut në ditën e Pavarësisë
Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për......

Nafta ngjitet sërish në mbi 80 USD - OPEC+, drejt konsensusit me vendet afrikane mbi kuotat e prodhimit
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur sërish në mbi 80 dollarë për fuçi, për shkak të......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 muaj - Investitorët po presin inflacionin në SHBA dhe në Eurozonë
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, ndërsa investitorët po presin të......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2015 USD - Tregtohet në nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit
Ari po tregtohet i qëndrueshëm pranë nivelit më të lartë në 6 muajt e fundit, edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale në SHBA......

Rriten kriptot, bitcoin sërish në mbi $37,000 - Sot shënohet 11-vjetori i përgjysmimit të parë të BTC
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 37,000 dollarë. Pjesërisht tregu është......