Europa Postuar më 29 Nëntor 2023, 10:57

Dyfishohet çmimi i biletave të metrosë në Paris - Për Lojërat Olimpike 2024 përjashtohen vetëm banorët me abone

Nga SCAN TV
Dyfishohet çmimi i biletave të metrosë në Paris - Për

Çmimet e biletave të metrosë së Parisit pothuajse do të dyfishohen gjatë Lojërave Olimpike 2024. Nga kjo rritje do të ‘shpëtojnë’ vetëm kryeqytetasit me abone.

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, paralajmëroi javën e kaluar se shërbimet e transportit publik, të cilat ofrohen nga autoriteti rajonal, do të ishin të pamjaftueshme gjatë evenimentit. Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht dhe ato paraolimpike nga 28 gusht deri më 8 shtator.

Sipas konfirmimit të autoriteteve, gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, rajoni “Ile de France” do të rrisë në mënyrë dramatike çmimet e transportit. Një biletë e vetme e metrosë do të kushtojë 4 euro për periudhën nga 20 korriku deri më 8 shtator, duke shtuar se banorët e rajonit me abone të zakonshme mujore, ose vjetore nuk do të preken.

Një abone mujore kushton normalisht 84.10 euro, ndërsa udhëtimet e vetme aktualisht kushtojnë 2.10 euro.

Ministri i Transportit, Clement Beaune, nga ana e tij u shpreh se Parisi do të ishte 'gati', duke shtuar se është e rëndësishme që të mos ketë ndryshime për përditshmërinë e parizienëve gjatë Lojërave Olimpike.

Sipas tij, çmimet do të rriten në mënyrë që Lojërat Olimpike të jenë 100% të aksesueshme me transport publik.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat