Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i kondicionerit për ngrohjen dhe ftohjen e ambientit, boileri për ujin e ngrohtë dhe soba elektrike.
Më konkretisht, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Enti Rregullator i Energjisë mesatarisht, 37 % e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje është vetëm për ngrohjen e hapësirës dhe klimatizimin. Por, gjithsesi, ky tregues ndryshon ndjeshëm sipas vendndodhjes gjeografike, madhësisë dhe strukturës së shtëpisë, si dhe pajisjeve dhe lëndëve të përdorura. Ndërkaq, ngrohja e ujit renditet në vendin e dytë me 19 % sa i takon konsumit dhe rrjedhimisht edhe peshës që zë në faturën e energjisë elektrike.
Ndërsa, pas saj vjen soba elektrike me 17% të konsumit total vjetor. Pjesa e mbetur e konsumit vjetor energjetik në familje ndahet midis pajisjeve të tjera, sikurse janë: Lavatriçja, frigoriferi, pjatalarësja, televizori, etj. Ndërkojhë që, ndriçimi i banesës zë 4% të konsumit vjetor.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë këto të dhëna duhet të shërbejnë për ndërgjegjësimin e konsumatorëvepër të kuptuar përdorimit të energjisë elektrike në mënyrë eficiente,e nga ana tjetër t’i orientojnë drejt zgjedhjes së pajisjeve eficiente të kursimit të energjisë.
Për këtë të fundit, sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, duke iu ofruar konsumatorëve informacionin e nevojshëm.
Ola Mitre / SCAN

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......

Termocentrali që thith CO2 nga ajri dhe e ‘mbyll’ atë në asfalt!
Pastrimi i atmosferës me sisteme të afta për të ulur në mënyrë drastike nivelet e CO2 duke vepruar drejtpërdrejt në ajrin e ndotur, duke thithur dioksidin e......

Interesat e kredive në euro, drejt barazimit me ato në lekë - Huaja e re për bizneset u rrit mbi 6.4%. Huaja hipotekore mbi 5.3% pranë fundvitit
Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me......

OECD: Ekonomia globale po ngadalësohet dhe eurozona po mbetet prapa!
Rritja më e fortë se sa pritej e PBB-së në vitin 2023 do të ngadalësohet pasi kushtet më të shtrënguara financiare, rritja e dobët e tregtisë dhe besimi më i......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohet sërish Dollari ndërsa Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të ditës së djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë......

Reshje të dendura shiu dhe rënie gurësh në disa akse rrugore – ARRSH: Janë marrë masat e nevojshme për qarkullimin e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në:......

Cristiano Ronaldo kërkon staf për hotelin e tij - Për kategori të ndryshme pagat arrijnë deri në 33.000 euro në vit
Krahas të qenit mbreti i futbollit, Cristiano Ronaldo dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Nëse jeni duke kërkuar për punën tuaj të radhës, mund......