Pensionet, minatorët kërkojnë ndryshimin e statusit - Nikollaj: Shtesa 1% të aplikohet kur dalin në pension. Problem, derdhja e kontributeve

Minatorët kërkojnë që shtesa 1 për qind të aplikohet në momentin e daljes në pension dhe jo kur të mbushin moshën për pension pleqërie sikundër edhe përcaktohet në statusin e miratuar disa vite më parë.
Konkretisht, minatorët dalin në pension në moshën 55 vjeç, por e drejta për të marrë 1 për qind shtesë në vit mbi masën e përfitimit nuk aplikohet menjëherë, por kur mbushin moshën e daljes në pension pleqërie, pra në moshën 65 vjeç, që është edhe mosha e daljes në pension për burrat. Kjo u vu në dukje edhe nga kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Nikollaj ngriti si shqetësim edhe mosderdhjen e kontributeve për skemën suplementare.
Ndryshimet ligjore të miratuara në 2019-n përcaktojnë që ata minatorë të cilët janë aktualisht në marrëdhënie punë, të paguajnë 5 për qind kontribute shtesë, një pjesë prej të cilave e mbulon punëdhënësi dhe pjesa tjetër paguhet nga vetë minatorët. Përmes kësaj nisme synohej që të rritej masa e përfitimit për minatorët.
Veç kësaj, derdhja e këtyre kontributeve do të ulte gradualisht edhe ngarkesën e buxhetit të shtetit. Por edhe pse kanë kaluar gati 4 vite nga miratimi i këtyre ndryshimeve, rezulton që ato nuk kanë gjetur zbatim. Kujtojmë që për të dalë në pension pleqërie duhet të plotësohen dy kushte, së pari mosha 55 vjeç dhe së dy dyti duhet që minatorët të kenë mbi 30 vite pune, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në miniera.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i......

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......

Termocentrali që thith CO2 nga ajri dhe e ‘mbyll’ atë në asfalt!
Pastrimi i atmosferës me sisteme të afta për të ulur në mënyrë drastike nivelet e CO2 duke vepruar drejtpërdrejt në ajrin e ndotur, duke thithur dioksidin e......

Interesat e kredive në euro, drejt barazimit me ato në lekë - Huaja e re për bizneset u rrit mbi 6.4%. Huaja hipotekore mbi 5.3% pranë fundvitit
Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me......

OECD: Ekonomia globale po ngadalësohet dhe eurozona po mbetet prapa!
Rritja më e fortë se sa pritej e PBB-së në vitin 2023 do të ngadalësohet pasi kushtet më të shtrënguara financiare, rritja e dobët e tregtisë dhe besimi më i......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohet sërish Dollari ndërsa Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të ditës së djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë......

Reshje të dendura shiu dhe rënie gurësh në disa akse rrugore – ARRSH: Janë marrë masat e nevojshme për qarkullimin e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në:......