Sa i “kthen” buxhetit rritja e pagave të administratës? - Tatimi mbi të ardhurat personale arrin nivelin rekord të 10 viteve
Rritja e pagave në sektorin publik e cila u bë efektive gjatë këtij viti, përpos rritjes së të ardhurave mujore për të punësuarit, ka sjellë më shumë përfitime edhe për buxhetin e shtetit. Arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale ku pjesën më të rëndësishme e zënë pagat, në periudhën Janar-Tetor 2023 shënohen në nivelin e 48.4 miliardë lekëve, duke shënuar rekordin e dekadës së fundit. Rritja krahasimisht me 10 mujorin e një viti më parë është afro 10.7 miliardë lekë, ndërsa kjo diferencë thellohet ndjeshëm krahasuar me vitet e përparshme.
Nëse do të marrin në krahasim rritjen mujore të tatimit të arkëtuar nga atë ardhurat personale, që nga hyrja në fuqi e pagave të reja për administratën publike gjatë këtij viti, vihet re se kapërcimi për çdo muaj është mesatarisht 1.1 miliardë lekë apo 11 milionë dollarë. E thënë ndryshe, efektet në buxhet nga reforma e rritjes së pagave rezulton afro 1.1 miliardë lekë më shumë të ardhura në muaj apo 13.2 miliardë lekë në vit.
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar sërish rritje pagash për arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit me grada dhe ata të administratës, e cila nga Korriku dhe në vijim ka koston e 11 miliardë lekëve për vitin 2024. Por një pjesë e kësaj rritje do të kthehet sërish në buxhet përmes pagesë së tatimit mbi të ardhurat personale, pasi qytetarët do të paguajnë më shumë tatim.
Nga 1 qershori qeveria ndryshoi formulën e taksimit të pagave, ku u zerua norma tatimore për pagat nga 0-50 mijë lekë.
Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme, që është në nivelin 15 për qind, si dhe tatimi mbi qiratë. Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat. Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pensionet, minatorët kërkojnë ndryshimin e statusit - Nikollaj: Shtesa 1% të aplikohet kur dalin në pension. Problem, derdhja e kontributeve
Minatorët kërkojnë që shtesa 1 për qind të aplikohet në momentin e daljes në pension dhe jo kur të mbushin moshën për pension pleqërie sikundër edhe......

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i......

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......

Termocentrali që thith CO2 nga ajri dhe e ‘mbyll’ atë në asfalt!
Pastrimi i atmosferës me sisteme të afta për të ulur në mënyrë drastike nivelet e CO2 duke vepruar drejtpërdrejt në ajrin e ndotur, duke thithur dioksidin e......

Interesat e kredive në euro, drejt barazimit me ato në lekë - Huaja e re për bizneset u rrit mbi 6.4%. Huaja hipotekore mbi 5.3% pranë fundvitit
Ndërsa interesat e kredive në monedhën e përbashkët evropiane kanë qenë tipikisht më të ulëta, diferenca me tyre dhe huave në lekë është ngushtuar ndjeshëm me......

OECD: Ekonomia globale po ngadalësohet dhe eurozona po mbetet prapa!
Rritja më e fortë se sa pritej e PBB-së në vitin 2023 do të ngadalësohet pasi kushtet më të shtrënguara financiare, rritja e dobët e tregtisë dhe besimi më i......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohet sërish Dollari ndërsa Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të ditës së djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë......