Bota Postuar më 29 Nëntor 2023, 20:39

Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet të realizojë humbje mujore prej 3.7%, gjatë nëntorit

Nga SCAN TV
Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet

Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do të fillojnë të ulë normat e interesit në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Komentet e zyrtarit të Rezervës Federale, Christopher Waller, i cili sinjalizoi një ulje të mundshme të normave të interesit në muajt në vijim, shkaktuan rënien e yield-eve të obligacioneve amerikane dhe dollarit të martën.

Indeksi i dollarit, që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, preku nivelin më të ulët që nga fillimi i gushtit, prej 102.5. Gjatë nëntorit, ky indeks ka rënë me 3.7%, humbjet më të mëdha mujore në thuajse një vit. Ndërkohë, yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane ra me 5 pikë bazë të martën, duke prekur nivelin më të ulët që nga mesi i shtatorit.

Euro u ngjit përkohësisht në mbi 1.1 dollarë, për herë të parë që nga gushti, por zbriti sërish poshtë këtij niveli. Të dhënat mbi inflacionin në Spanjë dhe në shtetin gjerman të Rein-Vestfalisë së Veriut treguan se presionet e çmimeve në Eurozonë vazhduan të zbuten në nëntor.

Investitorët po presin të dhënat mbi inflacioni për të gjithë Eurozonë, që do të publikohen të enjten, dhe indeksin e Shpenzimeve të Konsumit Personal në SHBA. Investitorët parashikojnë se rritja e çmimeve do të jetë ngadalësuar në të dyja anët e Atlantikut. Ndërkohë, në lidhje me Bankën Qendrore Europiane analistët parashikojnë se ulja e parë e interesave mund të vijë në prill ose qershor të vitit të ardhshëm.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat