FED rrit bitcoin në mbi 38,000 USD - Standard Chartered parashikon një çmim prej $100,000 në fund të 2024

Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa të martën fitoi rreth 2.5% të vlerës, duke u ngjitur mbi nivelin teknik të 38,000 dollarëve. Tregu u mbështet nga rikthimi i shpresave rreth miratimit të një fondi të tregtuar në shkëmbim (ETF) në SHBA, por edhe nga parashikimet se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit.
Ndër kriptomonedhat me performacën më të mirë, gjatë 24 orëve të fundit ishte Solana, e cila u rrit me rreth 8%. Fitimet më të mëdha, bitcoin i realizoi gjatë sesionit të kaluar amerikan, pasi Guvernatori i Rezervës Federale, Chris Waller deklaroi se të dhënat e fundit sugjerojnë një ngadalësim të ekonomisë dhe të inflacionit. Waller shtoi se, nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë, do të ketë një argument të mirë që normat e interesit të ulen brenda pak muajsh.
Ndër zhvillimet e tjera, banka Standard Chartered ritheksoi projeksionin e mëparshëm se Bitcoin do të arrijë një vlerë prej 100,000 dollarë deri në fund të vitit 2024. Geoff Kendrick dhe ekipi i bankës shprehën besimin e tyre se miratimi i ETF-ve në Shtetet e Bashkuara do të shërbejë si forca shtytëse për bitcoin.
Banka parashikon që ETF-të e shumta “spot” për bitcoin dhe ethereum ka të ngjarë të miratohen në tremujorin e parë të vitit 2024, duke hapur kështu rrugën për rritjen e investimeve institucionale. Për më tepër, Standard Chartered citoi edhe “përgjysmimin” e ardhshëm të Bitcoin, një ngjarje që kufizon ofertën e monedhës dhe që parashikohet të ndodhë në 17 prill 2024, si një faktor shtesë që mund të kontribuojë në rritjen e mundshme të çmimeve drejt 100,000 dollarëve.
Standard Chartered fillimisht parashikonte se bitcoin do të arrinte në 120,000 dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm, duke ia atribuar triumfit të Bitcoin si një aset i sigurtë. “Dominimi i BTC mbetet i paprekur. Pjesa në kapitalin e përgjithshëm të tregut të aktiveve dixhitale është rritur në 50% nga 45% që ishte në prill”, shkruan banka.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Anëtarët e FED sinjalizojnë se shtrëngimi monetar ka përfunduar
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur komentet e anëtarëve të bordit të Rezervës Federale. Indeksi......

Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD
Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të......

Ja pse investitorët globalë do të ndjekin me vemendje takimin e OPEC+!
I caktuar për të enjten më 30 nëntor, ky takim do të shënohet mirë në kalendarin e investitorëve globalë pasi rezultati i tij ka fuqinë për të formësuar......

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Gjermani sapo shënuan një rënie!
Shifrat e fundit paraprake, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), treguan të mërkurën se çmimet mujore të konsumit ranë më......

Sa i “kthen” buxhetit rritja e pagave të administratës? - Tatimi mbi të ardhurat personale arrin nivelin rekord të 10 viteve
Rritja e pagave në sektorin publik e cila u bë efektive gjatë këtij viti, përpos rritjes së të ardhurave mujore për të punësuarit, ka sjellë më shumë......

Pensionet, minatorët kërkojnë ndryshimin e statusit - Nikollaj: Shtesa 1% të aplikohet kur dalin në pension. Problem, derdhja e kontributeve
Minatorët kërkojnë që shtesa 1 për qind të aplikohet në momentin e daljes në pension dhe jo kur të mbushin moshën për pension pleqërie sikundër edhe......

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i......

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......