Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Anëtarët e FED sinjalizojnë se shtrëngimi monetar ka përfunduar

Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur komentet e anëtarëve të bordit të Rezervës Federale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.2%, ndërsa sektori i automjeteve kryeson fitimet, në rritje me 1.2%.
Të martën, Guvernatori i Rezervës Federale, Christopher Waller u shpreh i sigurt se politika monetare aktuale është e mjaftueshme për t’a rikthyer inflacionin nën kontroll. Megjithatë, ai pohoi se inflacioni ishte ende shumë i lartë. Waller tha gjithashtu se Fed mund të fillojë të ulë normat e interesit, nëse inflacioni vazhdon të lehtësohet gjatë tre deri në pesë muajt e ardhshëm.
Investitorët janë pothuajse të sigurt se Rezerva Federale nuk do të ndryshojë normat e interesit në dy takimet e ardhshme, ndërsa tregjet vlerësojnë një probabilitet prej 43% për një ulje të interesave në mars dhe një probabilitet më shumë se 50% për një ulje në maj. Edhe tregjet amerikane dhe ato aziatike patën një tendencë në rritje, pas këtyre komenteve.
Referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Spanjë ra në 3.2% me bazë vjetore, gjatë nëntorit, nga 3.5% që ishte në tetor. Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm pasi po presin të dhënat mbi inflacionin për Eurozonën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të publikohen më vonë gjatë javës.
SCAN
Sondazh

Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD
Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të......

Ja pse investitorët globalë do të ndjekin me vemendje takimin e OPEC+!
I caktuar për të enjten më 30 nëntor, ky takim do të shënohet mirë në kalendarin e investitorëve globalë pasi rezultati i tij ka fuqinë për të formësuar......

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Gjermani sapo shënuan një rënie!
Shifrat e fundit paraprake, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë (Destatis), treguan të mërkurën se çmimet mujore të konsumit ranë më......

Sa i “kthen” buxhetit rritja e pagave të administratës? - Tatimi mbi të ardhurat personale arrin nivelin rekord të 10 viteve
Rritja e pagave në sektorin publik e cila u bë efektive gjatë këtij viti, përpos rritjes së të ardhurave mujore për të punësuarit, ka sjellë më shumë......

Pensionet, minatorët kërkojnë ndryshimin e statusit - Nikollaj: Shtesa 1% të aplikohet kur dalin në pension. Problem, derdhja e kontributeve
Minatorët kërkojnë që shtesa 1 për qind të aplikohet në momentin e daljes në pension dhe jo kur të mbushin moshën për pension pleqërie sikundër edhe......

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake - Konsumi më i lartë nga kondicioneri, boileri dhe sobat. ERE: Të zgjidhen pajisje eficiente
Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i......

2023, për herë të parë mbi 1.4 milionë karta bankare - Megjithatë, dominohen nga kartat e debitit, që përdoren për tërheqjen e rrogës
Për herë të parë, numri i kartave bankare në vend ka kaluar shifrën 1.4 milionë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të......

Përllogaritja/ Sa do të kushtojë menuja e Vitit të Ri në restorante? - Dervishi: Kanë nisur prenotimet e para, presim fluks emigrantësh
Çdo vit e më shumë, tendenca e shqiptarëve është që festat e fundvitit ti kalojnë në restorante pavarësish inflacionit i cili përkthehet në kosto më të......