Bota Postuar më 29 Nëntor 2023, 19:38

Ari, në nivelin më të lartë në 7 muaj - FED do të ulë interesat në gjysmën e parë të 2024

Nga SCAN TV
Ari, në nivelin më të lartë në 7 muaj - FED do të

Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do t’i ulë normat e interesit në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, metali i çmuar është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit dhe po tregtohet në rreth 2,045 dollarë për onz.

Një dollar më i dobët dhe pritshmëritë për norma interesi më të ulëta e kanë rritur arin gjatë 24 orëve të fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, është rritur lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit.

Dollari pritet të realizojë humbjet më të mëdha mujore në një vit, gjatë nëntorit. Tashmë, tregtarët po vlerësojnë një shans prej më shumë se 70% për lehtësimin e normave të interesit në maj, pasi Guvernatori i Rezervës Federale, Christopher Waller, njoftoi një ulje të mundshme të interesave në 5 muajt në vijim.

Normat më të ulëta të interesit zvogëlojnë koston oportune të mbajtjes së arit, i cili nuk mbart interes. Investitorët po presin të dhënat e rishikuara mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA për tremujorin e tretë të vitit, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, dhe të dhënat mbi Shpenzimet e Konsumit Personal, që do të publikohen të enjten. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet pranë 25 dollarëve për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 935 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat