Bien ankesat për energjinë elektrike - Cilësia e faturimit, OSHEE: Në 6-muaj u depozituan 7% më pak

Ankesat për cilësi faturimi pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ulën me 7%, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga ky dikaster, gjatë periudhës janar – qershor 2023 u depozituan 14 473 ankesa apo 1094 ankesa më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku pranë OSHEE u ankuan 15 567 abonentë.
Ankesat për cilësi faturimi përfshijnë aplikimin e tarifimit të gabuar apo mbi faturim, tarifimet gjatë kohës së pezullimit të kontratës, etj., ndërkohë që sipas legjislacionit në fuqi çdo abonent mund të paraqesë formularët përkatës pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, në mënyrë që të nisin verifikimet nga ana e OSHEE.
Ndërkaq, pak kohë më parë, Enti Rregullator i Energjisë publikoi rezultatet e një monitorimi, ku rezultoi se niveli I zgjidhshmërisë së ankesave ishte 94%.
Ndërkohë që, ndonëse niveli i zgjidhjes së ankesave të paraqitura pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal konsiderohej i kënqashëm, Enti kërkoi përmirësimin e treguesit, si dhe zgjidhjen sipas legjislacionit në fuqi.
Sipas, ERE-s Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të vijojë me përmisimin e këtij treguesi për të arritur në nivelet maksimale të zgjidhjes së çdo ankese të konsumatorëve.
ANKESA PËR CILËSI FATURIMI TË ENERGJISË ELEKTRIKE
6 - MUJORI 2022 15567
6 – MUJORI 2023 14473
Burimi: OSHEE
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Çfarë po ndodh në tregun valutor? Dobësohen sërish Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes duke humbur pikë ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Stuhia në Detin e Zi mbështet naftën - Investitorët po presin edhe takimin e OPEC+ të enjten
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi një stuhi në rajonin e Detit të Zi ndërpreu eksportet e naftës nga Kazakistani dhe Rusia, duke......

Dollari rimëkëmbet nga niveli më i ulët 3-mujor - Pritet të realizojë humbje mujore prej 3.7%, gjatë nëntorit
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit, për shkak të......

Ari, në nivelin më të lartë në 7 muaj - FED do të ulë interesat në gjysmën e parë të 2024
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do t’i ulë normat e......

FED rrit bitcoin në mbi 38,000 USD - Standard Chartered parashikon një çmim prej $100,000 në fund të 2024
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa të martën fitoi rreth 2.5% të vlerës, duke u ngjitur mbi nivelin teknik të 38,000 dollarëve.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Anëtarët e FED sinjalizojnë se shtrëngimi monetar ka përfunduar
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur komentet e anëtarëve të bordit të Rezervës Federale. Indeksi......

Shifra rekord gjatë fundjavës së Falenderimeve - Konsumatorët amerikanë shpenzuan “online” rreth $38 mld USD
Uljet drastike në gjithçka, nga produktet e bukurisë dhe lodrat tek pajisjet elektronike gjatë fundjavës së Falënderimeve, i joshën blerësit amerikanë që të......

Ja pse investitorët globalë do të ndjekin me vemendje takimin e OPEC+!
I caktuar për të enjten më 30 nëntor, ky takim do të shënohet mirë në kalendarin e investitorëve globalë pasi rezultati i tij ka fuqinë për të formësuar......