Europa Postuar më 18 Korrik 2022, 14:43

Europa në kërkim të gazit - Cilat janë vendet që do të mundësojnë furnizimin

Nga SCAN TV
Europa në kërkim të gazit - Cilat janë vendet që do

Një alternativë për gazin rus ishte një nga pasojat e para për Europën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Udhëtimi në kërkim të furnizuesve të rinj nisi menjëherë. Në 25 mars, pothuajse një muaj pas shpërthimit të luftës, presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen firmosi një marrëveshje me presidentin amerikan Joe Biden për të shtuar furnizimin me gazin natyror të lëngshëm për Bashkimin Europian. Volumi do të rritet me 15 miliard metra kub në vit.

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me marrëveshjen e arritur me Katarin, që synon të rrisë nga 77 deri në 126 milion ton prodhimin vjetor të platformës më të madhe lundruese në botë “North Field East”, e vendosur në Gjirin Persik, në bashkëpunim me kompani europiane mes të cilave Eni,  Total dhe Shell.

Një tjetër kontratë u firmos në 15 qershor me Izraelin dhe Egjiptin, por është ende shum sekret sasia e gazit izraelit që do importohet, por do të ‘ndalojë’ fillimisht në Egjipt për t’u kthyer në gjendje të lëngshme dhe më pas do të transportohet në tregjet europiane.

Orët e fundit presidentja e komisionit europian zhvilloi një vizitë zyrtare në Baku me qëllim dyfishimin e importit nëpërmjet gazjellësit që arrin në Puglia të Italisë, TAP, deri sa të arrihet volumi i 20 miliard metra kub në vit

Në veri shpresat vijnë nga fronti norvegjez, Varshava ka firmosur një marrëveshje me Oslon. Dhe kryeqytetet të tjera europiane po veprojnë në mënyrë autonome. Roma ka firmosur ndër të tjera marrëveshje dhe me Kongon dhe Angolën, ndërsa këtë të hënë me Algjerinë. Ndërsa Sofia ka firmosur me Azerbajxhanin.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Jo1atWOd_PE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat