Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2022, 14:09

“Të ngrihen sportele emergjence”! E-Albania i kushton para’ biznesit

Nga SCAN TV
“Të ngrihen sportele emergjence”!  E-Albania i kushton

Shërbimet që ofron e-Albania për bizneset, janë ndërperë për shkak të një sulmi kibernetik, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë e aktivitetit të tyre.

Në një intervistë për SCAN TV, Zv.Kryetarja  e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Elisabeta Katiaj, shprehet se problematikat me shërbimet on line kanë qenë të here pas herëshme dhe kjo përkthehet në humbje kohe dhe paraje për sipërmarrjet.

Katiaj sugjeron që të krijohen disa sportele që të forojnë shërbime emergjentë të paktën për 1 vit derisa të krijohet siguri se nuk do të ketë më ngërçe me shërbimet on line.

Mosfunksionimi i portalit qeveritar të shërbimeve e-albania ka krijuar problematika massive jo vetëm për bizneset por edhe për qytetarët të cilët prej ditësh nuk arrijnë të gjenerojnë asnjë dokument on line.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat