Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2022, 13:40

“Faqet e institucioneve të paprekura dhe të sigurta” - Sulmi kibernetik, Kryeministria: Shërbimet po i rikthehen normalitetit

Nga SCAN TV
“Faqet e institucioneve të paprekura dhe të sigurta” -

Qeveria ka reaguar për sulmin kibernetik të ndodhur në institucionet publike të cilat ofrojnë një sërë shërbimesh online. Në një deklaratë për mediat kryeministria ka bërë të ditur se sulmi I ndodhur dy ditë më parë ka qenë nga e njëjta dorë që ka kryer dhe sulmet e fundit në evropë.

Metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Sulme të tilla qeveria i ka kategorizuar si të tipit RansomWare, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, ndërkohë që si synim kryesor kanë goditjen në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

Qeveria bënë të ditur se ekspertë kibernetik të  Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve dhe  ekspertët e “Jones Group International kanë punuar për kthimin në normalitet të faqeve të institucioneve, ku në orët e mesditës një pjesë e tyre janë shfaqur sërish.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ZwL89b6Dz8g

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat