Pse në Europë askush nuk dëshiron të punojë më në hotele?!

Ashtu sikurse fluksi i hoteleve filloi të rikuperohej në fillim të këtij viti, një tjetër krizë goditi: pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kufizimet e fluturimeve, inflacioni, rritja e normave të interesit, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe çështjet e zinxhirit të furnizimit të gjitha pasuan. Shtojini kësaj grevat e linjave ajrore dhe aeroporteve - të dyja pikat kyçe për pushimet - dhe ndoshta nuk do të dëshironit të ishit një CEO hoteli tani.
Ekziston në të vërtetë vetëm një artikull në këtë listë të gjatë sfidash mbi të cilat drejtuesit e hoteleve kanë kontroll të plotë: si e trajtojnë stafin e tyre. Ata mund të vendosin tarifat e tyre për të përballuar gjithë paqëndrueshmërinë financiare dhe shumica duket se po përballen me çështjet e zinxhirit të furnizimit. Por përgjegjësia për t'i bërë punët e hoteleve të përmbushura dhe të paguara në mënyrë të drejtë është sfida kryesore.
Sa e keqe është kriza e personelit në hotele?
Hotelet duan t'u japin klientëve një pamje ‘rozë’, por një grup i madh hotelesh nuk i kanë fshehur vështirësitë e tyre. Accor, pronar i markave si Mercure, ibis dhe Fairmont, ka nevojë për 35,000 punëtorë në mbarë botën, tha CEO Sebastien Bazin muajin e kaluar.
Gjithashtu një hotel i madh në Londër aktualisht ka një kat plotësisht të mbyllur, sepse nuk kanë staf të mjaftueshëm për të pastruar dhe shërbyer dhomat.
Një kompani udhëtimesh në Mbretërinë e Bashkuar, Classic Collection Holidays, po shkon aq larg sa të rinovojë zyrën e saj qendrore dhe t'i ofrojë stafit përfitime pas punës, si p.sh. paddleboarding, të gjitha në një përpjekje për të qenë tërheqëse për gjuetarët e punës.
Hotelet nuk dukeshin më si një punë për jetën
Një pyetje tjetër që mbizotëron në stafin e hotelerisë ishte: "A është kjo një industri e sigurt për të ndërtuar karrierën time?" Kur qindra mijëra hotele u mbyllën brenda natës në fillim të vitit 2020, ajo ktheu jetën e stafit hotelier përmbys. Kjo bëri që shumë njerëz të mendojnë se puna në hotel është një rrugë e rrezikshme karriere. Nëse e konsideronin në radhë të parë një rrugë karriere.
Duke iu referuar kohërave para pandemisë në vende si Spanja, Italia apo Franca mikpritja ishte shumë një zgjedhje karriere. Ndërsa nuk ishte në shumë vende të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, mikpritja ishte diçka që bëhej kur [ishe] në universitet, sepse kishe nevojë për një punë dhe para të shpejta.
Nëse hotelet duan të mbajnë stafin afatgjatë, ata duhet ta bëjnë punën të duket si një zgjedhje karriere e qëndrueshme dhe tërheqëse.
Stafi i hotelit ka shkuar në shtëpi dhe nuk është kthyer më
Stafi që la punën kur iu kërkua të ktheheshin në punë, shumë u kthyen në vendet e tyre të origjinës gjatë pandemisë. Simon Naudi është CEO i Corinthia Hotels, një kompani malteze dhe sipas tij është shumë e vështirë të gjesh njerëz që të kthehen në industri sepse është një industri ku, në raste të caktuara, ka një mbështetje tek puna e emigrantëve. Në Maltë ka shumë forcë punëtorë spanjolle dhe siciliane, sepse ka më shumë mundësi por ata u kthyen në vendet e tyre për shkak të COVID dhe qëndron problemi nëse do të kthehen.
Këtu çështja bëhet politike. Ishin vendimet politike që mbyllën industrinë e udhëtimeve gjatë pandemisë, dhe tani do të jenë vendimet politike që përcaktojnë nëse hotelet mund të rekrutojnë nga jashtë. Nëse politikat e imigracionit dhe vizave nuk mbështesin punëtorët e huaj, hotelet do të duhet të mbështeten në forcat kombëtare të punës, ku mund të ketë mungesë entuziazmi.
Politikat e qeverisë luajnë një rol të madh në lejimin e stafit të hotelit për të punuar jashtë vendit
Mbretëria e Bashkuar mund të jetë vetëm një nga vendet e goditura nga mungesa e personelit, por sigurisht që është e vetmja që është larguar nga BE. Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) mbështet vendet me turizmin e tyre, pasi është një shtytës i madh ekonomik. Ata aktualisht po inkurajojnë qeveritë të investojnë në industritë e tyre të turizmit duke u dhënë të rinjve mundësi për t'u trajnuar.
Skema besnikërie për të gjithë
Një pjesë kyçe e Global Hotel Alliance është programi i tyre i besnikërisë Discovery. Ky është një lajm i mrekullueshëm për klientët, të cilët marrin norma zbritjeje dhe përfitime të tjera sa herë që qëndrojnë në një hotel GHA. Por ç'të themi për nxitjen e stafit për të qenë besnik ndaj kompanisë suaj? Ashtu si në shumë industri, nëse hotelet nuk u tregojnë punëtorëve të tyre se vlerësohen dhe nuk i shpërblejnë ata për qëndrimin e tyre, largimet masive janë pothuajse të pashmangshme.
Disa hotele janë duke ofruar shpërblime për stafin që është ende atje pas një viti dhe me bonuse që vazhdojnë të paguhen vit pas viti. Disa të tjerë madje po emërojnë drejtor të lartë që të fokusohet vetëm në çështjen e personelit.
Stimujt, trajnimi dhe përfshirja e stafit në vendimmarrje duket se po bëhen standarde të industrisë. Por një përmirësim kyç ende mungon: thjesht të paguash më shumë stafin. Grevat e stafit të linjave ajrore dhe të aeroportit janë në lëvizje të plotë në të gjithë Europën. Forcat punëtore të hoteleve mund të mos jenë shumë prapa nëse nuk shohin rritje në paketat e tyre të pagave.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Von der Leyen shkon në Azerbajxhan për të siguruar një marrëveshje të re për importin e gazit!
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me zyrtarët e Azerbajxhanit në Baku dhe pritet të mbyllë një marrëveshje për të......

Maqedonia e Veriut voton për marrëveshjen e BE-së për heqjen e vetos bullgare!
Ligjvënësit në Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur një marrëveshje të diskutueshme të ndërmjetësuar nga Franca që synon të zgjidhë një mosmarrëveshje me......

Jugu i Europës përfshihet nga vala e të nxehtit dhe e zjarreve! - Cila është situata sipas shteteve?
Në Gjermani për ditën e martë priten temperatura deri në 40 gradë. Njerëzit në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi prej ditësh po përballen me......

Takim me fermerë dhe eksportues - Ministrja Krifca: Prodhimi ynë konkurrues treg, 24% më shumë eksporte në sasi se vitin e kaluar
Në një takim me fermerët, përpunuesit dhe eksportuesit në Barbullinjë të Lushnjes, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka treguar......

BE, plan emergjence në rast mungese të gazit!
Në BE një plan emergjence për gazin do duhet të zbusë gjendjen e krizës. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për rekomandim. Ndaj sulmit rus kundër tregut të......

Java nis ‘e kuqe’ për valutat kryesore – Dobësohen Euro, Franga dhe Dollari amerikan!
Monedha europiane është dobësuar këtë fillim jave pasi blihet me 116.7 lekë dhe shitet m 117.4 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit......

E-Albania, 'heqja e prizës' s'mund të jetë zgjidhja!
Ende pa u mbushur 100 ditë nga transferimi i shërbimeve publike vetëm në rrugën on-line, portali unik qeveritar E-Albania është zyrtarisht jashtë......

“Sulm kibernetik”, AKSHI mbyll shërbimet online! Bllokimi, pas projekt-vendimit të qeverisë për PPP-në e “Çelësit Publik” për sigurinë e të dhënave
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur aksesin e shërbimeve publike online me argumentin se po përballet me një sulm kriminal kibernetik të......