“Sulm kibernetik”, AKSHI mbyll shërbimet online! Bllokimi, pas projekt-vendimit të qeverisë për PPP-në e “Çelësit Publik” për sigurinë e të dhënave

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur aksesin e shërbimeve publike online me argumentin se po përballet me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”,- thuhet në deklaratën zyrtare të AKSHI.
“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e ‘Microsoft’, ekipin e ‘Jones Group International’, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacion”, -shtohet më tej.
Bllokimi i shërbimeve nga AKSHI vjen në një kohë kur qeveria shqiptare po planifikon të japë me koncesion “Infrastrukturën e Çelësit Publik”, duke kaluar në dorë të 1 kompanie private të gjitha të dhënat e bizneseve shqiptare, që përdorin teknologjinë me çelsa publikë. Aktualisht ky shërbim ofrohet nga AKSHI, ndërkohë që projektvendimi për përcaktimin e autoritetit kontraktor që do të ndërmarrë dhe zhvillojë procedurat për dhënien e koncesionit/PPP, ishte në rendin e ditës të mbledhjes së qeverisë, që u zhvillua në datën 13 korrik, që u sigurua ekskluzivisht nga TV SCAN pak ditë më parë.
Infrastruktura e Çelësit Publik përfshin gjithë organizatat, sistemet (hardware, software), personelin, proceset, politikat e sigurisë dhe marrëveshjet, të cilat mundësojnë funksionimin e teknologjisë me çelësa publikë për një numër të caktuar përdoruesish.
Praktikisht, PKI përbën bazat dhe arkitekturën që zakonisht përdoret në këto raste, në transaksionet bankare, mbrojtjen e serverave, e-maile, rrjete private, etj. Aktualisht, pajisja me “çelës publik” është detyrim për çdo subjekt që duhet të pajiset me certifikatën elektronike, në kuadër të procesit të Fiskalizimit. Ndërkohë që më herët ekspertët kanë argumentuar se çelësi elektronik duhet t’i mbetet vetëm përdoruesit, duke kritikuar procesin e ndjekur deri më tani përmes AKSHI-t, që e dërgonte me e-mail.
Infrastruktura e Çelësit Publik ka lindur si nevojë për rritjen e sigurisë së transaksioneve bankare dhe ruajtjen e të dhënave sensitive në çdo shoqëri, duke pasur parasysh evolucionin dhe përdorimin gjithnjë në rritje të telekomunikacioneve dhe tregtisë elektronike.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Bllokimi i e-Albania, qytetarët mbeten pa shërbime! Pas kyçjes së sporteleve fizike, ishte “dera” e vetme për t’u pajisur me dokumente zyrtare
Bllokimi i shërbimeve online nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nënkupton se qytetarët shqiptarë nuk do të kenë asnjë mundësi për t’u pajisur......

DPSHTRR me format të rri targash HCC – Do të përdoren nga Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, DPSHTRR ka bërë me dije se ka nisur lëshimin e formatit të targave HCC, për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë,......

Dollari shënon nivelin më të lartë prej dy dekadash - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit
Dollari amerikan shënon nivelin më të lartë në dy dekada. Ndërkohë që investitorët mendojnë se ka 93% shanse që Rezerva Federale të ndërmarrë rritjen më të......

Rritet çmimi i naftës - Ekspertët: Nuk pritet rritje e menjëhershme e prodhimit të naftës saudite
Çmimet e naftës shënuan rritje të premten, pasi një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se nuk pritet një rritje e menjëhershme e prodhimit të......

Greva në aeroporte dhe bagazhe të humbura - Kaosi i krijuar prej javësh tashmë kushton 4 miliard euro
Kompanitë ajrore europiane rrezikojnë të mbyllin sezonin e verës me më shumë se 4 miliard euro minus për shkak të futurimeve të anuluara; pa llogaritur këtu......

Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike - Projektvendimi i Qeverisë: Kusht, të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonë
Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht......

Gjykata e Lartë rrëzon 67% të rekurseve të administratës - 2022, testin e pranueshmërisë e kalojnë 51,46% e çështjeve nga individët/personat juridik privatë, 32,7% institucionet publike
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një pjesë të mirë të rekurseve të bëra nga institucionet e administratës publike, duke u dhënë......

'Feta është greke' - Gjykata e BE vendos kundër Danimarkës në luftën e djathit dhe të drejtave ekskluzive për emrin
Një gjykatë e BE-së ka vendosur në favor të Greqisë dhe Qipros që ruajnë të drejtat ekskluzive për emrin 'feta' brenda dhe jashtë bllokut, duke sjellë në......