Rritet çmimi i naftës - Ekspertët: Nuk pritet rritje e menjëhershme e prodhimit të naftës saudite

Çmimet e naftës shënuan rritje të premten, pasi një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se nuk pritet një rritje e menjëhershme e prodhimit të naftës saudite, pavarësisht treguesve se banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të rrisë normat e interesit, në mënyrë më pak "agresive" se sa parashikohej
Vlera e naftës së papërpunuar Brent u rrit 76 cent, ose 0.77%, në 99.86 dollarë për fuçi ndërsa nafta e papërpunuar WTI u rrit 28 cent, ose 0.29%, në 96.06 dollarë.
Pasiguria e normës së interesit dhe të dhënat e dobëta ekonomike bënë që Brent dhe ËTI të humbasin më shumë se 5 dollarë të enjten, më pak se çmimi më 23 shkurt, një ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Komentet e zyrtarëve amerikanë për prodhimin e naftës saudite vijnë në një kohë kur kapaciteti i anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) është në rënie, me shumicën e prodhuesve që prodhojnë me kapacitet maksimal.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ndërkohë vizitoi Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një samit të aleatëve të Gjirit duke bërë thirrje që rajoni të prodhojë më shumë naftë.
Analistët presin që të rritet presioni ndaj prodhimit të naftës për shkak të shqetësimeve për ekonominë globale. Prodhimi i naftës në Kinë u tkurr gati 10% në muajin qershor në krahasim me një vit më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga viti 2011.
SCAN
Sondazh

Greva në aeroporte dhe bagazhe të humbura - Kaosi i krijuar prej javësh tashmë kushton 4 miliard euro
Kompanitë ajrore europiane rrezikojnë të mbyllin sezonin e verës me më shumë se 4 miliard euro minus për shkak të futurimeve të anuluara; pa llogaritur këtu......

Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike - Projektvendimi i Qeverisë: Kusht, të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonë
Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht......

Gjykata e Lartë rrëzon 67% të rekurseve të administratës - 2022, testin e pranueshmërisë e kalojnë 51,46% e çështjeve nga individët/personat juridik privatë, 32,7% institucionet publike
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një pjesë të mirë të rekurseve të bëra nga institucionet e administratës publike, duke u dhënë......

'Feta është greke' - Gjykata e BE vendos kundër Danimarkës në luftën e djathit dhe të drejtave ekskluzive për emrin
Një gjykatë e BE-së ka vendosur në favor të Greqisë dhe Qipros që ruajnë të drejtat ekskluzive për emrin 'feta' brenda dhe jashtë bllokut, duke sjellë në......

Çmimet e gazit në rënie për 30 ditë rresht – SHBA në një lehtësim të konsiderueshëm që nga fillimi i qershorit
Çmimet e gazit në SHBA tani kanë rënë për 30 ditë rresht dhe çmimet në pompë janë 44 cent, rreth 9% më lirë se një muaj më parë. Sipas të dhënave të AAA,......

Kërkesa ruse për monedhën e Kinës është rritur 8 herë me vëllimet e tregtimit - Rubla-juan në nivele rekord
Rusët po përqafojnë juanin kinez ndërsa sanksionet perëndimore ndaj Moskës nxisin një përpjekje për të diversifikuar larg dollarit dhe euros. Blerjet e......

U përcaktua si kërcenim - SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë më shumë për të hequr Huawei, ZTE nga rrjetet amerikane
Rregullatorit të telekomunikacionit të SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë shtesë për të financuar heqjen nga rrjetet amerikane të pajisjeve të bëra nga......

93% e punëdhënësve duan të shohin ‘aftësi të buta’ në CV-në tuaj - Ja 8 më të kërkuarat
Kur aplikoni për një punë, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën për të parë se ku qëndrojnë përparësitë e punëdhënësit......