Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2022, 08:44

Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike - Projektvendimi i Qeverisë: Kusht, të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonë

Nga SCAN TV
Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike -

Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht projektvendimi përcakton procedurat që do ndiqen për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, si dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve pyjore dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre.

Drafti parashikon edhe rastet kur këto sipërfaqe mund t’u lihen në përdorim. “Sipërfaqet e fondit pyjor në pronësi të njësive të vetqeverisjes vendore  jepen në përdorim vetëm në rastet kur veprimtaria që do të ushtrohet në fondin pyjor, të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 25 të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe projektet për veprimtaritë, të cilat synojnë: së pari, Të sjellin përmirësime të dukshme në mbarështimin e florës dhe faunës që  ndodhen ne këto sipërfaqe;  së dyti, Të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonës;  së treti, Të mos cënojnë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike; dhe së katëri, Të jenë në përputhje me planin e përgjithshëm vendor dhe/ose planin e detajuar vendor për zonën, në 10 vitet e ardhshme;

Në drafta përcaktohen qartë edhe rastet kur dhënia e sipërfaqeve në përdorim ëshë e palejueshme. Bëhet fjalë për rastet kur Sipërfaqja e propozuar për t'u dhënë në përdorim është objekt pretendimi për rikthimin e pronës ish-pronarëve; është planifikuar për investime publike për një afat 10 vjecar; si dhe ku Sipërfaqja e propozuar për dhënien në përdorim për mbarështrimin e florës, është më e vogël se madhësia limit e një nën ngastre pyjore prej 0.5 ha.

Sa për rastet e kthimit në truall, kjo do ndodhë vetëm nëse bëhet fjalë për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit apo të qendrave të banuara në zonat rurale; ndërtimin e strukturave akomoduese në funksion të sipërmarrjes turistike dhe të veprimtarisë së agroturizmit;

ndërtimin e rrugëve automobilistike apo hekurudhore, aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit; qëllime të strukturave ushtarake; qendra industriale dhe aktivitete me natyrë industriale dhe ose energjitike; dhe së fundmi për qëllime ndërtimi veprash me interes publik.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat