Gjykata e Lartë rrëzon 67% të rekurseve të administratës - 2022, testin e pranueshmërisë e kalojnë 51,46% e çështjeve nga individët/personat juridik privatë, 32,7% institucionet publike

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një pjesë të mirë të rekurseve të bëra nga institucionet e administratës publike, duke u dhënë më shumë hapësirë atyre që vijnë nga individë e kompani private. Sipas të dhënave zyrtarë të Gjykatës, për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, *paraqitet në favor të të parëve.
*Për vitin 2021 testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë (55,3%), kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike (44,6%), bën me dije Gjykata e Lartë.
*Edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 testi i pranueshmërisë së rekursit rezulton i suksesshëm për individët/personat juridik privatë. Nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.
Në totalin e këtyre çështjeve, 51,46% i zenë rekurset e paraqitura nga individët/personat juridik privatë, 32,7% janë rekurset e paraqitura nga organet publike, ndërsa për çështjet e prishura dhe të kthyera për rigjykim 5,71% janë rekurset e paraqitura nga individët/personi juridik privatë dhe 10,1% janë rekurset e paraqitura nga organet publike.
Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi/person juridik privat (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%).
Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së lartë, Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura numëron 34,507 çështje. Në total, nga 1 janar- 30 qershor 2022, janë dhënë 2,540 vendime gjyqësore, nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë. Nga muaji Prill 2020 - 30 Qershor 2022, janë dhënë në total 8,125 vendime gjyqësore.
Deri më datë 31 maj 2022 rezultonin 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim.
Shumë shpresa janë varur te një strukturë e posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.
Falë kësaj analize Gjykata e Lartë ka mundur të filtrojë dhe gjykojë çështjet të cilat nuk plotësojnë kushtet formale për t’u shqyrtuar, përfshirë rekurset e paraqitura jashtë afatit ligjor, rekurset për çështjet ku vlera e padisë nuk kalon 40–fishin e pagës minimale (në fushën administrative) ose vlerën e padisë nën 150.000 lekë (në fushën civile), rekurset për të cilat është paraqitur kërkesa për heqje dorë etj.
Një shtysë pozitive në shkarkimin e stokut pritet të japë vendimi I Qeverisë për heqjen dorë nga rreth 3,800 rekurse që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi pagës minimale. Gjithsesi, duket se duhen pritur vite që numri i dosjeve të shënojë rënie domethënëse.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

'Feta është greke' - Gjykata e BE vendos kundër Danimarkës në luftën e djathit dhe të drejtave ekskluzive për emrin
Një gjykatë e BE-së ka vendosur në favor të Greqisë dhe Qipros që ruajnë të drejtat ekskluzive për emrin 'feta' brenda dhe jashtë bllokut, duke sjellë në......

Çmimet e gazit në rënie për 30 ditë rresht – SHBA në një lehtësim të konsiderueshëm që nga fillimi i qershorit
Çmimet e gazit në SHBA tani kanë rënë për 30 ditë rresht dhe çmimet në pompë janë 44 cent, rreth 9% më lirë se një muaj më parë. Sipas të dhënave të AAA,......

Kërkesa ruse për monedhën e Kinës është rritur 8 herë me vëllimet e tregtimit - Rubla-juan në nivele rekord
Rusët po përqafojnë juanin kinez ndërsa sanksionet perëndimore ndaj Moskës nxisin një përpjekje për të diversifikuar larg dollarit dhe euros. Blerjet e......

U përcaktua si kërcenim - SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë më shumë për të hequr Huawei, ZTE nga rrjetet amerikane
Rregullatorit të telekomunikacionit të SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë shtesë për të financuar heqjen nga rrjetet amerikane të pajisjeve të bëra nga......

93% e punëdhënësve duan të shohin ‘aftësi të buta’ në CV-në tuaj - Ja 8 më të kërkuarat
Kur aplikoni për një punë, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën për të parë se ku qëndrojnë përparësitë e punëdhënësit......

BE synon arin rus në raundin e ardhshëm të sanksioneve - Metali i çmuar përbën eksportin kryesor të Rusisë pas energjisë
Komisioni Evropian propozoi të premten që importet e arit rus të përfshihen në një paketë të re sanksionesh që synojnë të gjymtojnë ekonominë......

Joe Biden dhe princi i kurorës saudite nuk e nisin ‘mbarë’ takimin – Vizita e presidentit të SHBA-së kyçe në rregullimin e marrëdhënieve diplomatike
Një takim vendimtar për të riparuar një nga marrëdhëniet diplomatike më të rëndësishme në botë filloi me një përplasje të parë , ndërsa Princi i Kurorës......

Riciklimi i tekstilit në Europë - Mund të reduktohen 4 milion ton dioksid karboni dhe të merren 2 miliard euro fitim
Aktualisht në Europë prodhohen më shumë se 15 kilogramë mbetje tekstili në vit për person, për një total prej 7.5 milion ton. Pjesa më e madhe e tyre vjen nga......