Riciklimi i tekstilit në Europë - Mund të reduktohen 4 milion ton dioksid karboni dhe të merren 2 miliard euro fitim

Aktualisht në Europë prodhohen më shumë se 15 kilogramë mbetje tekstili në vit për person, për një total prej 7.5 milion ton. Pjesa më e madhe e tyre vjen nga veshjet dhe nga pëlhurat që hidhen nga konsumatorët e që përfaqësojnë rreth 85% të totalit. Vendgrumbullimet e mbeturinave si brenda dhe jashtë Europës janë destinacioni përfundimtar. Pjesa më e madhe e njerëzve po e kupton vetëm tani se një proces i tillë ka pasoja serioze për ambjentin. Në raportin e fundit të publikuar nga McKinsey, “Përshkallëzimi i riciklimit të tekstilit në Europë – të kthesh humbjen në para”, shpjegohet se në cfarë mënyre riciklimi i tekstilit mund të transformojë humbjen në vlerë si dhe të ndërtojë një sektor të ri prodhues, duke krijuar të ardhura dhe vende pune. Dhe për të realizuar një projekt të tillë, po sipas raportit, do të duheshin deri në 7 miliard euro.
Falë këtij investimi, pas vendosjes së teknologjisë së duhur, ajo e riciklimit të tekstilit do të bëhej një industri e pavarur dhe fitimprurëse deri në 2.2 miliard euro brenda 2030-ës.
Zinxhiri i vlerës së riciklimit të tekstilit mund të krijojë një lëndë të parë të re dhe të vlefshme që do të mundësonte më shumë prodhim veshjesh në Europë, gjë që mund të çonte në krijimin e vlerës shtesë përtej asaj që përcaktohet në këtë raport. Rritja e riciklimit të pëlhurave lejon marrjen e përfitimeve të ndryshme mjedisore dhe sociale. Për shembull, në skenarin bazë, rreth 15 mijë vende të reja pune mund të krijohen dhe emetimet e CO2 mund të reduktohen me rreth 4 milion ton, e barabartë me emetimet kumulative të një vendi me madhësinë e Islandës. Duke vlerësuar në terma monetarë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si efektet dytësore në PBB që rrjedhin nga krijimi i vendeve të punës, ulja e emetimeve të dioksidit tw karbonit dhe reduktimi i ujit e përdorimi i tokës, analiza tregon se industria mund të arrijë në 3.5 deri në 4.5 miliardë euro për sa i përket ndikimit total vjetor deri në vitin 2030, me një kthim vjetor të investimit prej 55 deri në 70 për qind.
Problemi i mbetjeve të tekstilit në Europë pritet të zmadhohet: sipas raportit, vëllimet bruto të mbetjeve do të rriten në 8.5 - 9 milionë ton deri në vitin 2030, për shkak të rritjes së konsumit dhe rritjes së popullsisë. aktualisht, vetëm 10% - 0.7 milionë ton - të mbetjeve tekstile të prodhuara nga konsumatorët janë në dispozicion për riciklim. Kjo për shkak se vetëm një e treta e mbetjeve shtëpiake pas konsumit grumbullohet, ndërsa një pjesë më e madhe rishitet në tregjet vendase ose ndërkombëtare të veshjeve të përdorura.
SCAN
Sondazh

Fluturimet me kosto të ulët ‘morën fund’ - Të fluturosh kushton më shumë dhe shërbimet janë shtuar
Mes viktimave, reale apo të dukshme, të fazës së re dhe dramatike të jetës ekonomike dhe sociale, është dhe filozofia e fluturimeve me kosto të ulët.......

Italia, ‘mallkimi’ i krizës së borxheve - Prej 10 vitesh vendi përballet me situatën që as Draghi nuk e zgjidhi dot
10 vjet pasi fraza e Mario Draghi-t “Cfarëdo që do të duhet” shpëtoi monedhën euro, Italia është dhe njëherë më shumë në mes të një krize borxhesh – por......

Top Glove: Dorezat lateks nuk shiten më - Miliarderi Lim Wee Chai humbet 90% të pasurisë së tij
Top Glove, dorezat me lateks nuk shiten më dhe miliarderi Lim Uee Chai presidenti i grupit malajzian që i prodhon ka humbur 90% të pasurisë së tij. Vetëm një......

Falimenton shoqëria huadhënëse e kriptomonedhës Celsius - Kompania: Ky është vendimi i duhur për komunitetin dhe biznesin tonë
Platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius Netuork paraqiti kërkesë për falimentim sipas Kapitullit 11 të Ligjit të Falimentimit në Shtetet e Bashkuara......

Arsimi, në plan të dytë/ Shpenzimet publike në sektor, në rënie viti pas viti, 12 herë më të ulta se në vendet e zhvilluara
Shifrat zyrtare tregojnë një angazhim në rënie të qeverisë shqiptare në formën e shpenzimeve publike dhe të investimeve në sektorin e arsimit. “Scan Intel” I......

APP zhduk tenderin e kontestuar të KESH - E paprecedentë/ Platforma e shit-blerjes së energjisë, asnjë gjurmë në sistem!
Në formë të paprecedentë, tenderi për ngritjen e platformës së shit-blerjes së energjisë elektrike, i kontestuar disa herë nga operatorët ekonomikë për......

Bizneset 1.1 miliardë euro borxhe ndaj tatimeve - Detyrimet e papaguara të TVSH-së dhe Tatim-Fitimit, 64 % e stokut
Bizneset kanë krijuar detyrime të papaguara ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vlerën e 135 miliardë lekëve apo mbi 1.1 miliardë euro. Të dhënat i......

Sa lekë në muaj tërheqin Shqiptarët nga ATM-të? - BSH: 23 mld lekë gjatë Majit. Rriten pagesat pa “para në dorë”
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket instrumentave të pagesave tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS dhe ATM gjatë Majit......