Fluturimet me kosto të ulët ‘morën fund’ - Të fluturosh kushton më shumë dhe shërbimet janë shtuar

Mes viktimave, reale apo të dukshme, të fazës së re dhe dramatike të jetës ekonomike dhe sociale, është dhe filozofia e fluturimeve me kosto të ulët. Aktualisht shqetësimi më i madh nuk është marrja e një produkti apo e një shërbimi me kosto sa më të ulët, por më tepër marrja e tij në kohën e duhur. Një shqetësim deri tani i panjohur pasi të gjithë ishin mësuar me sigurinë se gjithnjë ka një alternativë më leverdisshme.
Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë shumëfishuar cmimin e enrgjisë dhe kanë ngadalësuar tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme duke bërë që shumë vende t’i rikthehen përdorimit të qymyrit. Pak ditë më parë pronari dhe themeluesi i kompanisë ajrore Ryanair, në një intervistë për Financial Times, u shpreh se ai kishte krijuar fluturimet me kosto të ulët. Por ai nuk besonte se industria e udhërimeve të jetë e qëndrueshme për një periudhë afat mesme me një tarifë mesatare prej 40 eurosh një biletë. Kjo pasi sipas tij cmimi është shumë më ekonomik se sa duhej.
Kërkesat në rritje kapën në befasi operatotët duke shkaktuar kaos në shumë aeroporte. Që nga fillimi i muajit korrik në Shtetet e Bahskuara të Amerikës janë anuluar 1400 fluturime dhe 14 mijë të tjera pësuan vonesa. Në Europë situata më problematike është në Holandë dhe Britani të Madhe.
Kompanitë e mëdha ajrore aktualisht po kërkojnë më shumë mbështetje duke pretenduar që kompanive që sigurojnë fluturime me kosto të ulët të mos u subvencionohet më karburanti. Cmimet në rritje dhe personeli i reduktuar për shkak të pushimeve masive nga puna në kohën e pandemisë, do të cojë në mënyrë të pashmangshme drejt shtrenjtimit të fluturimeve. Dhe kjo në një të ardhme jo shumë të largët sipas ekspertëve.
SCAN
Sondazh

Italia, ‘mallkimi’ i krizës së borxheve - Prej 10 vitesh vendi përballet me situatën që as Draghi nuk e zgjidhi dot
10 vjet pasi fraza e Mario Draghi-t “Cfarëdo që do të duhet” shpëtoi monedhën euro, Italia është dhe njëherë më shumë në mes të një krize borxhesh – por......

Top Glove: Dorezat lateks nuk shiten më - Miliarderi Lim Wee Chai humbet 90% të pasurisë së tij
Top Glove, dorezat me lateks nuk shiten më dhe miliarderi Lim Uee Chai presidenti i grupit malajzian që i prodhon ka humbur 90% të pasurisë së tij. Vetëm një......

Falimenton shoqëria huadhënëse e kriptomonedhës Celsius - Kompania: Ky është vendimi i duhur për komunitetin dhe biznesin tonë
Platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius Netuork paraqiti kërkesë për falimentim sipas Kapitullit 11 të Ligjit të Falimentimit në Shtetet e Bashkuara......

Arsimi, në plan të dytë/ Shpenzimet publike në sektor, në rënie viti pas viti, 12 herë më të ulta se në vendet e zhvilluara
Shifrat zyrtare tregojnë një angazhim në rënie të qeverisë shqiptare në formën e shpenzimeve publike dhe të investimeve në sektorin e arsimit. “Scan Intel” I......

APP zhduk tenderin e kontestuar të KESH - E paprecedentë/ Platforma e shit-blerjes së energjisë, asnjë gjurmë në sistem!
Në formë të paprecedentë, tenderi për ngritjen e platformës së shit-blerjes së energjisë elektrike, i kontestuar disa herë nga operatorët ekonomikë për......

Bizneset 1.1 miliardë euro borxhe ndaj tatimeve - Detyrimet e papaguara të TVSH-së dhe Tatim-Fitimit, 64 % e stokut
Bizneset kanë krijuar detyrime të papaguara ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vlerën e 135 miliardë lekëve apo mbi 1.1 miliardë euro. Të dhënat i......

Sa lekë në muaj tërheqin Shqiptarët nga ATM-të? - BSH: 23 mld lekë gjatë Majit. Rriten pagesat pa “para në dorë”
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket instrumentave të pagesave tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS dhe ATM gjatë Majit......

Heqje licence bizneseve që s’kanë vrojtues plazhi - Propozimi, pas ngjarjeve të fundit në bregdetin shqiptar
Të nxitur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri ku të rritur por dhe të rinj kanë humbur jetën në plazhet shqiptare si pasojë e mungesës së vrojtuesve, shoqëria......