Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2022, 14:05

Bizneset 1.1 miliardë euro borxhe ndaj tatimeve - Detyrimet e papaguara të TVSH-së dhe Tatim-Fitimit, 64 % e stokut

Nga SCAN TV
Bizneset 1.1 miliardë euro borxhe ndaj tatimeve - Detyrimet e papaguara

Bizneset kanë krijuar detyrime të papaguara ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vlerën e 135 miliardë lekëve apo mbi 1.1 miliardë euro. Të dhënat i përkasin totalit të detyrimeve të papagura deri në fund të vitit 2021.

Referuar raportit vjetor të tatimeve të zbardhur nga SCAN TV, gjatë periudhës së marrë në analizë, detyrimet tatimore kanë pësuar një rritje neto 12.5 mld lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 10.2%, ku theksohet se 7 tatimpagues kapin vlerën e 9 mld lekëve nder te cilet vetëm dy tatimpagues si rezulatat i vlerësimeve tatimore me metoda alternative kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 mld lekë.

Nga të dhënat e rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat. Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 47,7 mld lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 38,8 mld lekë, zëri Të Tjera me 17% në vlerë 23,5 mld lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 17.7 mld lekë, Tatimi në Burim me 3% në vlerë 4.7 mld lekë, TAP me 2% në vlerë 2,2 mld lekë dhe DIVA me 0.2% në vlerë 298 mln lekë.

Krahasuar me fundin e vitit 2020, gjatë këtij TVSH është rritur me 5.8 mld lekë, Tatim Fitimi me 5.4 mld lekë, ndërsa zërat e tjerë janë paraqitur me rritje më modeste. Sa i takon moshës së borxhit, rezulton që të jetë me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 104,7 mld lekë, 78% ndaj totalit të stokut.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=_96nf0ivYeQ

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......