Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2022, 13:11

Nga 624 plazhe në Durrës, me taksa vetëm 4! - Tare: Turizmi humbi shansin të bëhej formal

Nga SCAN TV
Nga 624 plazhe në Durrës, me taksa vetëm 4! - Tare: Turizmi humbi

Në një intervistë eksluzive për Emisionin Vetting, Auron Tare, ish Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit flet me nota mjaft kritike për cilësinë e turizmit që ofron Shqipëria. Një prej motiveve kryesore, sipas tij, është zënia e plazheve nga të fortët prej dekadash, ndërkohë që duhet të kishte një garë për marrien e parcelave në përdorim.

Tare thotë se vetëm në bregdetin e Durrësit numëroheshin 623 parcela të dhëna në përdorim, të cilëve nuk u njiheshin pronarët, ndërkohë që vetëm 4 prej tyre paguanin taksa.

Tare thotë se Shqipëria është ende larg niveleve të duhura në ccdo tregues të turizmit, duke nisur nga cilësia e shërbimit, te cilësia e ujit apo e infrastrukturës.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=P4Eo3-_MN_s

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat