Euro ngjitet sërish pranë nivelit të paritetit - Dollari pritet të publikojë fitime për të tretën jave me radhë

Dollari amerikan ka ndalur rritjen e disa ditëve me radhë, në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi dy politikëbërës të Rezervës Federale u shprehën se mbështesin një rritje të normës bazë të interesit, por jo me 100 pikë bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 108.6, që është niveli më i lartë që nga viti 2002.
Megjithatë, analistët besojnë se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me një pikë të plotë përqindje në takimin e 26 dhe 27 korrikut, pasi inflacioni është rritur me hapin më të lartë në 4 dekadat e fundit. Pavarësisht, rënies së lehtë dollari pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë. Euro është ngjitur sërish pranë nivelit të paritetit në raport me dollarin, ndërsa në sesionin e kaluar ra poshtë këtij kufiri. Monedha europiane u gjend nën presion, pasi kryeministri italian, Mario Graghi dha dorëheqjen, e cila u refuzua nga presidenti Mattarella.
Njëkohësisht, Europa përballet me krizën më të madhe energjetike në disa dekada, pasi Rusia e ka mbyllur gazsjellësin Nord Stream 1, për shkak të mirëmbajtjes vjetore. Por, Moska zyrtare deklaroi se rihapja e tubacionit do të varet nga kërkesa dhe nga sanksionet. Pavarësisht këtyre paqartësive, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në takimin e javës së ardhshme, një hap më i ngadaltë me Rezervën Federale.
SCAN
Sondazh

Renditja e qarqeve sipas konsumit/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kyesojnë. Korça, Shkodra dhe Dibra, në fund
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve japin një ide të përafërt të qarqeve që konsumojnë më shumë dhe atyre që konsumojnë më pak, por edhe......

Zjarri përfshin Europën jugore - Ekspertët paralajmërojnë: Priten dhe më shumë vatra zjarri
Europa e jugut është në flakë. Zjarret kanë rënë në disa vende por aktualisht situata më shqetësuese është ajo e Portugalisë. Vendi ka regjistruar dhkjetëra......

Aty ku uji është një “mall” i rrallë - Paradoksi i qytezës serbe të Prolom
Në Prolom një nga qendrat më të famshme termale në Serbi, e njohur për ujin e saj që eksportohet në të gjithë pjesën tjetër të vendit por dhe në botë, ka ujë......

Inflacioni ende në rritje - Arsyet dhe ndryshimet mes situatës në SHBA dhe BE
Asnjëherë kaq i lartë prej 40 vitesh. Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi në muajin qershor një nivel rekord, prej 9.1%, i arritur asnjëherë......

Plani i BE për gazin: Në dimër termostatet një gradë më pak - Gazprom “ngrin” Europën për rifillimin e furnizimit nga Nord Stream
Në projekt – planin europian për gazin lexohet ndër të tjera se mes tetorit dhe marsit, mund të kursehet në mënyrëtë konsiderueshme duke përdorur burime......

Pse barazimi i euros me dollarin ka rëndësi - Kjo është hera e parë që ndodh në 20 vjet
Që nga krijimi i saj në vitin 1999, monedha e përbashkët ka kaluar shumë pak kohë nën barazi. Në fakt, hera e fundit që euro ndodhej në këtë nivel vlerësimi......

Rritja e vazhdueshme e çmimeve - Konsumatorët heqin dorë nga çokollata
Konsumatorët po reduktojnë konsumin e çokollatës për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të......

Brazili nuk refuzon gazin rus - Vendi nis krijimin e rezervave me lëndë të para
Nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende e Bashkimit Europian kanë vendosur sanksione tregtare dhe kanë......