Bota Postuar më 14 Korrik 2022, 16:44

Inflacioni ende në rritje - Arsyet dhe ndryshimet mes situatës në SHBA dhe BE

Nga SCAN TV
Inflacioni ende në rritje - Arsyet dhe ndryshimet mes situatës në

Asnjëherë kaq i lartë prej 40 vitesh. Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi në muajin qershor një nivel rekord, prej 9.1%, i arritur asnjëherë më parë prej 40 vitesh. Një nivel i tillë u regjistrua në vitin 1981 kur president ishte republikani Ronald Reagan

Një rritje konstante që vërehet në ritmet e muajve të fundit, duke qenë se në maj ishte rritur me 8.6%. Norma e CPI - indeksi i çmimeve të konsumit - në qershor ishte rritur me 1.3% krahasuar me muajin e kaluar, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të benzinës, banesave dhe ushqimeve.

Rritjet e normave të Rezervës Federale tani janë të pritshme: në qershor u rritën me 0.75%, rritja më e madhe që nga viti 1994 që shkoi shumë përtej planeve fillestare për një rritje prej 0.5%. Tregtarët tashmë presin një rritje tjetër prej 75 pikë bazë në takimin e ardhshëm më 27 korrik

Për presidentin amerikan Joe Biden, niveli i inflacionit është i papranueshëm por në një mënyrë është dhe i vjetër. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, vetëm energjia ka thithur pothuajse të gjithë rritjen mujore dhe të dhënat e sotme nuk pasqyrojnë ndikimin e gati 30 ditëve të rënies së çmimit të gazit, që ka ulur çmimin në pikat e shitjes me afro 40 cent që nga mesi i qershorit.

Një argument i ngjashëm mund të diskutohet edhe në Europë, ku në qershor inflacioni arriti në 8.6%, vlera më e lartë në historinë e saj, pra që nga krijimi e monedhës së përbashkët në 1999 dhe në Itali arriti në 8%, shifra më e lartë që nga viti 1986.

Këto të dhëna u reflektuan në ecurinë e bursave europiane, të cilat pësuan humbje mbi 2%, dhe më pas patën një rikthim të lehtë.

Por cili është ndryshimi midis këtyre dy inflacioneve rekord? Eskpertët shpjegojnë se në Shtetet e Bashkuara, rritja e çmimeve është e lidhur kryesisht me zgjerimin e tregut të punës dhe rritjen e pagave, ndërsa në Eurozonë, ku tregu i punës është i ngurtë dhe pagat janë të bllokuara, shkaku kryesor mbetet kostoja e energjisë e gazit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=rG-2D3Wvuc0

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat