Policia ngre qendrën “AMAIS” për identifikimin biometrik - 1.8 milionë euro për laboratorin me 100 mijë imazhe, shenja gishtash dhe zë

Policia e Shtetit po bëhet gati të krijojë një qendër të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Për këtë qëllim është hapur një tender me fond limit rreth 224 milionë lekë ose rreth 1.8 milionë euro. Projekti do të përmirësojë dhe do të rrisë shpejtësinë e përpunimit të informacionit nga Policia Shtetit, si dhe do të shërbejë për standardizimin e procedurave ligjore për identifikimin biometrik të personave që janë të përfshirë në aktivitet kriminal dhe janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Ky identifikim biometrik do të realizohet me anën e imazheve të fytyrës, gjurmëve të gishtave dhe zërit human.
Qendra AMAIS do të nisë si projekt pilot me kapacitet deri në 100 mijë imazhe të fotografive të fytyrave njerëzore. Si bazë të dhënash do të përdoren imazhet e fytyrave të personave që Drejtoria Qendrore e Hetimit të Policisë Kriminale ka të ruajtura në sistemin e saj, duke bërë të mundur hedhjen dhe ruajtjen e tyre në serverët e qendrës AMAIS dhe më pas duke bërë krahasimin e imazheve digjitale të personave që janë fiksuar në veprimtari të ndryshme kriminale.
Po ashtu, në bazë të të dhënave do të hidhen edhe shenjat e gishtërinjve që janë regjistruar pranë Institutit të Policisë Shkencore si dhe të dhënat zanore të përgjimeve të ndryshme që janë kryer.
Në këtë mënyrë, synohet që të krijohet një databaza funksionale që do të shërbejë për identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=z56YZQLp5W8
Sondazh

Shumë ankesa, pak inspektorë - 4,700 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve por s’ka kush i heton
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, organi që heton shkeljet e gjyqtarëve e prokurorëve, nuk është bërë ende plotësisht funksional. Kreu i këtij Institucioni......

Toka shtetërore jepen me qira, por rezultojnë të zëna! /19 mijë hektarë janë gati, por kontratat janë problem
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka qene të enjten në Kuvend e thirrur nga Deputeti Erion Braçe në një interpelancë lidhur me tokat shtetërore të dhëna me......

2/3-ta e remitancave, jashtë kanaleve zyrtare / Kërkohet databazë për emigrantët dhe ulje kostosh për dërgesat
Më shumë se 2/3-ta e dërgesave monetare të emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre janë të padeklaruara për shkak të kostove të larta të transfertave dhe......

Investitorët e huaj i tremb “luhatja” e taksave - Ibrahimaj shpalos strategjinë e re
Ndryshimi i shpeshtë i taksave në vendin tonë vijon të jetë shqetësimi kryesor i investitorëve të huaj të cilët nuk ndjehen të sigurt në investime nuk arrijnë......

“Tenderë, me vetëm 1 kompani që shpallet fituese” - Shkelje edhe me kriteret, s’ndryshohen pavarësisht kërkesës nga APP
Probleme në hartimin dhe argumentimin e dokumenteve të tenderit, si dhe shpallje fituesish në gara tenderuese me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse”. Këto janë disa......

100 fakte rreth Shqipërisë/ Shifrat, nga ekonomia, papunësia, shëndetësia, arsimi e deri te kultura
Shumëçka duhet të dini rreth Shqipërisë së vitit 2021 mbi popullsinë, statistikat vitale, konsumin, kushtet e banimit, varfërisë, të ardhurave, pabarazisë,......

Biseda me mesazhe mes von der Leyen dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla në diskutim - Ombudsmani i BE-së kritikon Komisionin për keqadministrim lidhur me tekstet
Mbikëqyrësi i BE-së ka kritikuar trajtimin e Komisionit të një kërkese për tekstet e shkëmbyera midis Presidentes Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer si një......

Çmimet e benzinës në SHBA më në fund po bien – Pse po ndodh kjo?
Pas tejkalimit të 5 dollarëve për gallon (rreth 3.8 litër) për herë të parë në histori, çmimet e benzinës në SHBA më në fund po bien, duke u dhënë pak lehtësi......