“Tenderë, me vetëm 1 kompani që shpallet fituese” - Shkelje edhe me kriteret, s’ndryshohen pavarësisht kërkesës nga APP

Probleme në hartimin dhe argumentimin e dokumenteve të tenderit, si dhe shpallje fituesish në gara tenderuese me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse”. Këto janë disa prej problemeve të konstatuar nga Agjencia e Prokurimit Publik gjatë verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara gjatë viteve 2020-2021, duke risjellë edhe njëherë në vëmendje shpërndarjen e parave publike për punë, mallra apo shërbime përmes garave me fitues të paracaktuar.
Verifikimi u krye për 3 lloje procedurash e më konkretisht “E hapur”, “Kërkesë për propozim” dhe “E hapur e thjeshtuar”, ndërsa u përfshinë kryesisht tenderë, për të cilët autoritetet kontraktore nuk kanë reaguar ndaj rekomandimeve të dhëna nga APP, gjatë fazës së publikimit të dokumenteve të tenderit. Madje, sipas APP-së në disa procedura të verifikuara, rezulton se institucionet nuk kanë marrë në konsideratë rekomandimet e bëra për rishikimin e kritereve të tenderit, duke zhvilluar tenderët për kritere problematike.
Ndërkaq, nisur shkeljet dhe problemet e konstatuara, përmes një shkrese me datë 14 korrik, APP ka rikujtuar procedurat që duhet të ndiqen, si gjatë hartimit të kritereve të tenderit, ashtu edhe gjatë përzgjedhjes së kompanive fituese. Më konkretisht, për rastet kur përcaktohen vlera fikse për të dhëna teknike, duhet të argumentohet përse është përcaktuar kjo vlerë, pasi përcaktimi I paargumentuar i përmasave në vlera fikse, mund të bëhet pengesë për operatorë ekonomie të mundshëm, të cilët mund t’i disponojnë këto produkte në përmasa të tjera, që nuk ndikojnë në cilësinë dhe funksionalitetin e tyre. Përcaktimi i vlerave fikse është një nga format e përdorura nga institucionet, për të favorizuar një kompani të paracaktuar dhe duke skualifikuar në këtë mënyrë kompani të tjera, që mund ta ofrojnë të njëjtin shërbim me kosto më të ulët. Megjithatë shkeljet janë konstatuar edhe më herët nga APP, port ë pakta janë rastet kur ndërmerren hapa të mëtejshëm, për të vendosur në vend ligjshmërinë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=idqr85sCso4
Sondazh

100 fakte rreth Shqipërisë/ Shifrat, nga ekonomia, papunësia, shëndetësia, arsimi e deri te kultura
Shumëçka duhet të dini rreth Shqipërisë së vitit 2021 mbi popullsinë, statistikat vitale, konsumin, kushtet e banimit, varfërisë, të ardhurave, pabarazisë,......

Biseda me mesazhe mes von der Leyen dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla në diskutim - Ombudsmani i BE-së kritikon Komisionin për keqadministrim lidhur me tekstet
Mbikëqyrësi i BE-së ka kritikuar trajtimin e Komisionit të një kërkese për tekstet e shkëmbyera midis Presidentes Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer si një......

Çmimet e benzinës në SHBA më në fund po bien – Pse po ndodh kjo?
Pas tejkalimit të 5 dollarëve për gallon (rreth 3.8 litër) për herë të parë në histori, çmimet e benzinës në SHBA më në fund po bien, duke u dhënë pak lehtësi......

Lituania i hap rrugë tregtisë ruse të sanksionuar – Do të lejojë tranzitin e mallrave drejt Kaliningradit
Anëtari i Bashkimit Evropian, Lituania do të lejojë mallrat e sanksionuara ruse të kalojnë tranzit në territorin e saj në rrugën e tyre për në enklavën e......

Qeveria e Italisë përballet me kolapsin - Lëvizja 5-Yjet i shmanget votëbesimit parlamentar
Lëvizja 5-Yje e Italisë nuk do të marrë pjesë në një votëbesimi parlamentar, tha lideri i partisë Giuseppe Conte, në një lëvizje që dukej se ka gjasa të......

Tregjet europiane, në rënie të lehtë - Investitorët po presin projeksionet e reja të Komisionit Europian
Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetësuar se rritja e interesave nga bankat qëndrore do ta......

Nafta, e qëndrueshme poshtë 100 USD - Rritja e interesave nga bankat qëndrore do të dëmtojë kërkesën
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 100 pikë......

Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Çmimet rriten me 9.1% gjatë qershorit, FED mund të rrisë normën bazë me 100 pikë
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale në SHBA do të rrisë me shpejtësi normën bazë të......