Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2022, 14:12

Investitorët e huaj i tremb “luhatja” e taksave - Ibrahimaj shpalos strategjinë e re

Nga SCAN TV
Investitorët e huaj i tremb “luhatja” e taksave - Ibrahimaj

Ndryshimi i shpeshtë i taksave në vendin tonë vijon të jetë shqetësimi kryesor i investitorëve të huaj të cilët nuk ndjehen të sigurt në investime nuk arrijnë të bëjnë plane afatgjata dhe të qëndrueshme të biznesit.

Ky shqetësim është listuar i pari në pyetësorin e publikuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) mbi klimën e biznesit në vend 2021-2022 me 36 pikë nga 100 në total.  Ndërsa niveli i taksave gjatë vitit 2021 vlerësohet me 57 pikë nga 100, ku sërish shprehen pakënaqësi. Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në këtë situatë nuk është koha e përshtatshme për ndërhyrje në taksa.

Ndërsa sa i takon ndryshimeve të shpeshta, Ibrahimaj theksoi se do të implementohet strategia afatmesme e taksave e cila do të japë një panoramë të qartë për sipërmarrjet se çfarë taksash do të ndryshojnë ndër vite.

Sa i takon sistemit të taksave,  qartësia e ligjeve dhe interpertimi nga inspektorët e tatimeve të çështjeve të ndryshme si dhe marrëdhënia me administratën tatimore.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=-6rH40F02Wk

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat