Bota Postuar më 14 Korrik 2022, 16:35

Rritja e vazhdueshme e çmimeve - Konsumatorët heqin dorë nga çokollata

Nga SCAN TV
Rritja e vazhdueshme e çmimeve - Konsumatorët heqin dorë nga

Konsumatorët po reduktojnë konsumin e çokollatës për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të fundit nga drejtuesit e kompanive më të mëdha të çokollatës në botë.

Vëllimet e përgjithshme të shitjeve me pakicë të çokollatës në SHBA janë ulur me 2% deri në 3% gjatë dy muajve të fundit pasi çmimet janë rritur ndjeshëm. Por parashikohet që gjatë vitit përqindja të jetë dhe më e lartë, dhe pritshmëritë janë për një reduktim të kërkesës.

Shitjet e çokollatës, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u rritën së bashku me blerjet e shumë produkteve të konsumit në fazat e mëvonshme të pandemisë së koronavirusit, me blerësit të nxitur nga paketat stimuluese të qeverisë por dhe duke iu përmbajtur zakoneve të "mënyrës së jetesës në shtëpi", siç është blerja me shumicë.

Por kompanitë e çokollatës tani po shohin disa ndryshime në sjelljen e konsumatorëve - për shembull, blerësit zgjedhin karamele apo një çokollatë të vecantë në vend të paketimeve të shumëfishta.

Sipas studiuesit të tregut me bazë në Çikago, IRI, vëllimi i produkteve të shitura të çokollatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë me 1.5% kundrejt një viti më parë, ndërsa çmimet u rritën me 8.2%.

Në Britani, konsulentët e McKinsey zbuluan se 40% e britanikëve tregtuan me produkte më të lira si në ushqime ashtu edhe në ëmbëlsira gjatë tre muajve të fundit.

Një tjetër fenomen që është vënë re është dhe rritja e konsumit të çokollatës më të lirë. Çokollata më e lirë ka një përmbajtje më të ulët kakao, që do të thotë se edhe nëse vëllimet e shitjeve të prodhuesve të çokollatës mbeten të njëjta, kërkesa për kakao do të bjerë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar gjithashtu në kërkesë, thonë tregtarët dhe ekspertët, ku të dy vendet së bashku përbëjnë 5% të kërkesës së zakonshme globale për kakao.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=cNSoLLEawtM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat