“Fryhet” arka e shtetit, 384 mln euro më shumë - Tatim fitimi mbi bizneset dhe çmimet “mbajnë në këmbë” buxhetin

Arka e shtetit ka mbledhur afro 45 miliardë lekë apo 384 milionë euro më shumë se një vit më parë në 6 mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në gjysmën e parë të 2022, të ardhurat totale regjistrohen në në masën 279.3 miliardë lekw, duke tejkaluar planin me rreth 15 miliardë lekë.
Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën e 103 miliardë lekë apo 18,3 miliardë lekë më shumë se një vit më pare dhe ndikimin kryesor e ka pasur TVSH-ja në import që lidhet drejtpërdrejt me çmimet, ku janë mbledhur 72.5 miliardë lekë, me një rritje prej 27.4 % më shumë se një vit më parë. E përkthyer në vlerë monetare, vetëm nga TVSH-ja janë arkëtuar 15.6 miliardë lekë më shumë. Nga akciza janë mbledhur 1 miliardë lekë më shumë se 6 mujori i parë 2021, renta minerare po ashtu ka kontribuar me 1.1 mld lekë më shumë, ndërsa taksat doganore kanë dhënë kontribut më të ulët.
Sa i takon të ardhurave tatimore, në total janë arkëtuar 142.8 milaidrë lekë e një rritje prej 20.8 për qind krahasuar me 6 mujorin 2021 dhe 9.7 miliardë lekë mbi planin. Kontributin kryesor në të ardhurat tatimore e ka dhënë tatimi mbi fitimin, ku janë mbledhur 24.9 miliardë lekë, me rritje 41.1% më shumë se 6 mujori 2021, si dhe 7 miliardë lekë ose 39.1% më shumë se plani i vitit 2022 për këtë zë. Po ashtu një kontribut të rëndësishëm ka dhënë TVSH-ja e arkëtuar neto, me një realizim në masën 18.6 miliardë lekë, apo 61.9% më shumë se 6 mujori 2021. Ndërsa në raport me planin, TVSH-ja rezulton të jetë mbledhur në nivelin 1.4 për qind më pak..
Këto shifra në këtë përiudhë nuk tregojnë shtim të konsumit, por përkthehen në pagesa më të larta të konsumatorëve për shkak të rritjes së çmimve dhe si e tillë dhe vjelje më e lartë Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 2.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e gjashte të vitit 2022, arritën në rreth 263 miliardë lekë me një realizim në masën 88 përqind të planit të periudhës dhe niveli i sufiçitit u regjistrua në 16 miliardë lekë.
Të ardhurat doganore
TVSH 72.5 miliardë lekë
Akciza 24.2 miliardë lekë
Renta minerare 2.3 miliardë lekë
Taksat doganore 3.9 miliard lekë
Të ardhurat tatimore
Tatimi mbi fitimin 24.9 miliardë lekë
TVSH (neto) 18.6 miliardë lekë
Tatimi mbi të ardhurat personale 21.6 miliardë lekë
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=FoGoMcbtkTc
Sondazh

‘Rrjetet sociale nxjerrin jashtë loje motorët e kërkimit’ - Rreth 40% e të rinjve përdorin TikTok dhe Instagram për kërkim në vend të Google
TikTok po vjen për më shumë sesa thjesht konkurrentët e tij të mediave sociale. Gati 40% e Gen Z (grupi i njerëzve që kanë lindur nga fundi i viteve 1990......

Greqia me një propozim për pensionistët gjerman - Ministri i Turizmit i fton të kalojnë dimrin në vendin e tyre
Greqia ka një propozim për gjermanët të cilët janë të stresuar për mundësinë e mungesës së gazit natyror këtë dimër. "Për vjeshtë dhe dimër, do të ishte një......

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme – Vendi do të ndalojë eksportet e energjisë
Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë dhe ka paraqitur shtatë masa. Paketa përfshin ndalimin e eksportit të energjisë, rritje......

Draghi njofton dorëheqjen si kryeministër i Italisë pavarësisht fitimit të votimit të besimit
Mario Draghi tha se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Italisë, pasi një parti në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në një votëbesim. "Unë do......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Investitorët të fokusuar te situata në Itali. Presidenti refuzon dorëheqjen e Draghit
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pavarësisht projeksioneve për ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx......

Nafta, e qëndrueshme poshtë 100 USD - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme poshtë 100 dollarëve për fuçi edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur ka pritshmëritë se Rezerva Federale......

Euro ngjitet sërish pranë nivelit të paritetit - Dollari pritet të publikojë fitime për të tretën jave me radhë
Dollari amerikan ka ndalur rritjen e disa ditëve me radhë, në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi dy politikëbërës të Rezervës Federale u shprehën se......

Renditja e qarqeve sipas konsumit/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kyesojnë. Korça, Shkodra dhe Dibra, në fund
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve japin një ide të përafërt të qarqeve që konsumojnë më shumë dhe atyre që konsumojnë më pak, por edhe......