Bursat europiane, në rritje të lehtë - Investitorët të fokusuar te situata në Itali. Presidenti refuzon dorëheqjen e Draghit

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pavarësisht projeksioneve për ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, me shumicën e sektorëve që janë në territor pozitiv.
Në Azi, tregjet kineze realizuan humbje, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend rezultoi poshtë parashikimeve të analistëve. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me vetëm 0.4% në tremujorin e dytë të këtij viti, kryesisht për shkak të masave kufizuese për të mbajtur nën kontroll Covid-19.
Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje prej 1%. Ndërkohë, në Ëall Street kontratat “futures” po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës, pavarësisht se fitimet tremujore të disa korporatave rezultuan poshtë parashikimeve të analistëve. Investitorët do të jetë në pritje të zhvillimeve në Itali, pasi presidenti Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, Mario Draghi.
Ai tha se do të japë dorëheqjen sepse një parti politike e koalicionit refuzoi të marrë pjesë të votëbesimin e Draghit ditën e djeshme. Por, presidenti Mattarella e refuzoi dorëheqjen e kryeministrit dhe i kërkoi atij t’i adresohet parlamentit, në mënyrë që të marrë një panoramë më të qartë mbi situatën politike në vend.
SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme poshtë 100 USD - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme poshtë 100 dollarëve për fuçi edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur ka pritshmëritë se Rezerva Federale......

Euro ngjitet sërish pranë nivelit të paritetit - Dollari pritet të publikojë fitime për të tretën jave me radhë
Dollari amerikan ka ndalur rritjen e disa ditëve me radhë, në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi dy politikëbërës të Rezervës Federale u shprehën se......

Renditja e qarqeve sipas konsumit/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kyesojnë. Korça, Shkodra dhe Dibra, në fund
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve japin një ide të përafërt të qarqeve që konsumojnë më shumë dhe atyre që konsumojnë më pak, por edhe......

Zjarri përfshin Europën jugore - Ekspertët paralajmërojnë: Priten dhe më shumë vatra zjarri
Europa e jugut është në flakë. Zjarret kanë rënë në disa vende por aktualisht situata më shqetësuese është ajo e Portugalisë. Vendi ka regjistruar dhkjetëra......

Aty ku uji është një “mall” i rrallë - Paradoksi i qytezës serbe të Prolom
Në Prolom një nga qendrat më të famshme termale në Serbi, e njohur për ujin e saj që eksportohet në të gjithë pjesën tjetër të vendit por dhe në botë, ka ujë......

Inflacioni ende në rritje - Arsyet dhe ndryshimet mes situatës në SHBA dhe BE
Asnjëherë kaq i lartë prej 40 vitesh. Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi në muajin qershor një nivel rekord, prej 9.1%, i arritur asnjëherë......

Plani i BE për gazin: Në dimër termostatet një gradë më pak - Gazprom “ngrin” Europën për rifillimin e furnizimit nga Nord Stream
Në projekt – planin europian për gazin lexohet ndër të tjera se mes tetorit dhe marsit, mund të kursehet në mënyrëtë konsiderueshme duke përdorur burime......

Pse barazimi i euros me dollarin ka rëndësi - Kjo është hera e parë që ndodh në 20 vjet
Që nga krijimi i saj në vitin 1999, monedha e përbashkët ka kaluar shumë pak kohë nën barazi. Në fakt, hera e fundit që euro ndodhej në këtë nivel vlerësimi......