Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2022, 15:24

Arsimi, në plan të dytë/ Shpenzimet publike në sektor, në rënie viti pas viti, 12 herë më të ulta se në vendet e zhvilluara

Nga SCAN TV
Arsimi, në plan të dytë/ Shpenzimet publike në sektor,

Shifrat zyrtare tregojnë një angazhim në rënie të qeverisë shqiptare në formën e shpenzimeve publike dhe të investimeve në sektorin e arsimit. “Scan Intel” I ka analizuar shifrat për të kuptuar realisht se si ka ndryshuar vëmendja e politikave publike ndaj arsimit ndër vite. Të dhënat tregojnë se në vitin 2021, shpenzimet publike për arsimin përfaqësojnë vetëm 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Në vitin 2014, kjo normë fiksohej pranë 3.3%. Në vitet në vijim shifra ka pësuar një rënie graduale, deri në vitin 2019, kur u rikthye më pranë shifrave të vitit 2014. Por, me pandeminë, norma i`u rikthye sërish rënies, duke zbritur pranë 3.1% në vitin 2021. Pavarësisht faktit se ndër vite janë trumbetuar disa politika publike me fokus arsimin, si librat falas, apo ndërhyrja në infrastrukturën shkollore, shifrat tregojnë krejt të kundërtën, se arsimi nuk ka marrë aspak më shumë fokus, përkundrazi, shpenzimet për sektorin kanë rënë....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat