Europa Postuar më 15 Korrik 2022, 15:47

Italia, ‘mallkimi’ i krizës së borxheve - Prej 10 vitesh vendi përballet me situatën që as Draghi nuk e zgjidhi dot

Nga SCAN TV
Italia, ‘mallkimi’ i krizës së borxheve - Prej 10 vitesh

10 vjet pasi fraza e Mario Draghi-t “Cfarëdo që do të duhet” shpëtoi monedhën euro, Italia është dhe njëherë më shumë në mes të një krize borxhesh – por kryeministri i vendit dhe ish presidenti i Bankës Qendrore Europiane mund të mos e zgjidhë dot.

Njësoj si një dekadë më parë, investitorët po pyesin nëse disa vende të zonës euro mund të vazhdojnë të rrotullohen rreth borxheve të tyre publike, të cilat janë fryrë gjatë pandemisë dhe janë bërë më të shtrenjta për t’u rifinancuar në një moment që banka qendrore europiane po përgatitet të rrisë normat e interesit.

Këtë herë, epiqendra e krizës në Itali është mungesa e zhvillimit të ekonomisë, dhe jo teprimet financiare që shkaktuan kaos në Greqi, Portugali, Irlandë dhe Spanjë 10 vjet më parë.

Situata në Itali është bërë shumë e paqëndrueshme.

Dragi dha dorëheqjen pasi një nga partitë e koalicionit qeverisës refuzoi t ambështeste në një votëbesim në parlamentin e vendit. Por presidenti Matarela nuk e pranoi dorëheqjen e tij.

Draghi, 74 vjec, i etiketuar si "Super Mario" për shkak të karrierës së tij të gjatë në zgjidhjen e problemeve financiare, ka parë rritjen e kostove të huasë italiane gjatë mandatit të tij 17-mujor të kryeministrit, diçka që ai e pranoi në një konferencë shtypi dy muaj më parë. Duke iu drejtuar gazetarëve ai tha se kjo tregon se ai nuk është një mburojë për cdo ngjarje por një qënie njerëzore dhe për këtë arsye gjërat ndodhin

Çështja më e thellë është se Italia është mjaftueshëm e madhe për të rrëzuar pjesën tjetër të periferisë së eurozonës pasi grumbullimi i saj i borxhit të qeverisë prej 2.5 trilion euro (2.52 trilionë dollarë) është më i madh se ai i katër vendeve të tjera së bashku dhe shumë i madh për një paketë shpëtimi.

Nën presioni dhe të mbështetur nga paratë e huadhënësve ndërkombëtarë, Portugalia rregulloi buxhetin e saj, Spanja dhe Irlanda pastruan sektorët e tyre bankar, madje edhe Greqia bëri reforma duke përfshirë sistemet e saj të pensioneve, tregun e punës dhe rregulloret e produkteve.

Përpjekje të tilla i lejuan këto vende, në shkallë të ndryshme, të fillonin përsëri të rrisnin ekonomitë e tyre.

Italia, nga ana tjetër, nuk ka bërë mjaftueshëm për të nisur rritjen, pavarësisht disa ndryshimeve në sistemin e saj të pensioneve, tregun e punës dhe në sistemin e saj tejet të ngadaltë të drejtësisë.

Si rezultat, vendi që dikur shihej si më i miri tani po paguan cmimin më të lartë për të marrë hua në tregun e obligacioneve pas Greqisë - një vend që falimentoi dy herë në dekadën e kaluar dhe ende vlerësohet "në rrezik".

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat