Greva në aeroporte dhe bagazhe të humbura - Kaosi i krijuar prej javësh tashmë kushton 4 miliard euro

Kompanitë ajrore europiane rrezikojnë të mbyllin sezonin e verës me më shumë se 4 miliard euro minus për shkak të futurimeve të anuluara; pa llogaritur këtu dëmshpërblimet që duhet të paguajnë për pasagjerët të cilët kanë humbur valixhet e tyre. Kësaj shume i shtohen dhe të ardhurat e munguara nga parkimet, dyqanet, transporti publik, hotelet dhe cdo shërbim tjetër. Ky është vlerësimi i parë i pasojave të kaosit në qiejt europianë si pasojë e rikthimit masiv të udhëtarëve, dhe njëkohësisht mungesës së personelit. Sektori ka pushuar nga puna qindra mijëra persona për t’i mbijetuar pandemisë dhe kufizimeve për udhëtime. Por rezultati është se cdo ditë nga qershori deri në shtator, në arkat e linjave ajrore të Bashkimit Europian do të mungojnë 33 milion euro.
Të ardhurave të pakta i shtohet dhe kostoja e rritur për personelin, nga njëra anë për të zbutur zemërimin e sindikatave dhe nga ana tjetër për të përforcuar stafin. Kompania Norvegian Air, për shembull ka rritur me 3.7% pagat e pilotëve. Sipas të dhënave zyrtare nënpunësit e këtij sektori në të gjithë botën janë reduktuar nga 2.93 në 2.48 milion në periudhën 2019 – 2021.
Aeroporti i Amsterdam – që në 2020-ën pushoi nga puna rreth 10 mijë persona, do të paguajë 5.25 euro më shumë në orë për 15 mijë nënpunës, dhe pse ka ende probleme në menaxhimin e bagazheve. Ndërsa për personelin që merret me sigurinë, dhe që pranon të shtyjë pushimet përtej 15 shtatorit do të jepen 180 euro më shumë në muaj. Ndërsa ata që sjellin njerëz të rinj për t’u punësuar do të marrin një bonus prej 150 eurosh.
SCAN
Sondazh

Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike - Projektvendimi i Qeverisë: Kusht, të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonë
Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht......

Gjykata e Lartë rrëzon 67% të rekurseve të administratës - 2022, testin e pranueshmërisë e kalojnë 51,46% e çështjeve nga individët/personat juridik privatë, 32,7% institucionet publike
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një pjesë të mirë të rekurseve të bëra nga institucionet e administratës publike, duke u dhënë......

'Feta është greke' - Gjykata e BE vendos kundër Danimarkës në luftën e djathit dhe të drejtave ekskluzive për emrin
Një gjykatë e BE-së ka vendosur në favor të Greqisë dhe Qipros që ruajnë të drejtat ekskluzive për emrin 'feta' brenda dhe jashtë bllokut, duke sjellë në......

Çmimet e gazit në rënie për 30 ditë rresht – SHBA në një lehtësim të konsiderueshëm që nga fillimi i qershorit
Çmimet e gazit në SHBA tani kanë rënë për 30 ditë rresht dhe çmimet në pompë janë 44 cent, rreth 9% më lirë se një muaj më parë. Sipas të dhënave të AAA,......

Kërkesa ruse për monedhën e Kinës është rritur 8 herë me vëllimet e tregtimit - Rubla-juan në nivele rekord
Rusët po përqafojnë juanin kinez ndërsa sanksionet perëndimore ndaj Moskës nxisin një përpjekje për të diversifikuar larg dollarit dhe euros. Blerjet e......

U përcaktua si kërcenim - SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë më shumë për të hequr Huawei, ZTE nga rrjetet amerikane
Rregullatorit të telekomunikacionit të SHBA-së i duhen 3 miliardë dollarë shtesë për të financuar heqjen nga rrjetet amerikane të pajisjeve të bëra nga......

93% e punëdhënësve duan të shohin ‘aftësi të buta’ në CV-në tuaj - Ja 8 më të kërkuarat
Kur aplikoni për një punë, ka shumë mënyra për të optimizuar CV-në tuaj. Ju mund të kontrolloni listën për të parë se ku qëndrojnë përparësitë e punëdhënësit......

BE synon arin rus në raundin e ardhshëm të sanksioneve - Metali i çmuar përbën eksportin kryesor të Rusisë pas energjisë
Komisioni Evropian propozoi të premten që importet e arit rus të përfshihen në një paketë të re sanksionesh që synojnë të gjymtojnë ekonominë......