Bota Postuar më 16 Korrik 2022, 09:02

Dollari shënon nivelin më të lartë prej dy dekadash - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit

Nga SCAN TV
Dollari shënon nivelin më të lartë prej dy dekadash -

Dollari amerikan shënon nivelin më të lartë në dy dekada. Ndërkohë që investitorët mendojnë se ka 93% shanse që Rezerva Federale të ndërmarrë rritjen më të madhe të normës bazë të interesit, në 3 dekadat e fundit, me 100 pikë bazë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron mbi 105, niveli më i lartë në 20 vjecarin e fundit.

Monedhat e perceptuara si më të rrezikshme, duke përfshirë dollarin australian dhe paund, kanë qënë nën presion pasi një breshëri lajmesh negative u përhapën gjatë 24 orëve të fundit. Kundrejt një sërë rivalësh, dollari u rrit në nivelet e tij më të larta që nga shtatori 2002, mbi 109.

Ndërkohë Rezerva Federale pritet të ashpërsojë rregullat në takimet e 26-27 korrikut, pasi të dhënat treguan se çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten me ritmin më të shpejtë në katër dekada.

Euro ishte e qëndrueshme në 1.0026 dollarë, por shënoi një rënie në 0.9952 dollarë pasi kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen.

Monedha Juan e Kinës shënoi në nivelin më të ulët në dy muaj kundrejt dollarit, duke shënuar kështu rënien më të madhe javore që nga maji.

Euro po tregtohet mbi nivelin e 1.04 dollarëve, ndërsa paundi britanik ra në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, prej 1.21 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat