Europa Postuar më 18 Korrik 2022, 10:59

Von der Leyen shkon në Azerbajxhan për të siguruar një marrëveshje të re për importin e gazit!

Nga SCAN TV
Von der Leyen shkon në Azerbajxhan për të siguruar një

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me zyrtarët e Azerbajxhanit në Baku dhe pritet të mbyllë një marrëveshje për të rritur importet e gazit natyror në BE.

Marrëveshja do të ndihmojë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse dhe gjithashtu mund të adresojë shqetësimet mbi furnizimet me gaz pasi tubacioni Nord Stream 1 filloi mirëmbajtjen e planifikuar javën e kaluar.

Puna në tubacionin nga Rusia në Gjermani do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, por Ministria e Jashtme ruse tha se e ardhmja e gazsjellësit ishte e lidhur me sanksionet kundër Moskës.

Sipas një dokumenti të parë nga Reuters, marrëveshja e propozuar midis Baku dhe BE do të rriste rrjedhjen e gazit në bllok përmes tubacionit të Korridorit Jugor të Gazit.

"Palët aspirojnë të mbështesin tregtinë dypalëshe të gazit natyror, duke përfshirë eksportet në Bashkimin Europian, nëpërmjet Korridorit Jugor të Gazit, të paktën 20 miliardë metra kub gaz në vit deri në vitin 2027, në përputhje me qëndrueshmërinë tregtare dhe kërkesën e tregut", thuhet në dokument.

Vitin e kaluar, tubacioni transportoi 8 miliardë metra kub gaz në BE. Rritja do të kërkonte që Azerbajxhani të rrisë prodhimin vendas të gazit.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat