E-Albania, 'heqja e prizës' s'mund të jetë zgjidhja!

Ende pa u mbushur 100 ditë nga transferimi i shërbimeve publike vetëm në rrugën on-line, portali unik qeveritar E-Albania është zyrtarisht jashtë shërbimit.
Këtë herë, të paktën sikurse deklaron qeveria shqiptare, jo për ndonjë shkak 'remonti' apo mbingarkese të rrjetit sikurse ka ndodhur shpesh këto dy muaj e fundit, por për shkak të një sulmi kibernetik.
‘Zgjidhja klasike’ që duket se është ndjekur në këtë rast është 'heqja e prizës' duke lënë qytetarët terësisht pa shërbimet publike dhe duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme se a u ndoq rruga e mënyra e duhur për të transferuar shërbimet publike nga zyrat e shtetit në portalin unik qeveritar?
A është kjo gatishmëria e reagimi proaktiv i një institucioni kaq të rëndësishëm për këtë shtet, që jo më larg se këto ditë proklamoi se do të bëjë dhe Akademi online?
Kalimi i shërbimeve publike vetëm online në maj të këtij viti shkaktoi jo pak debate. E shqetësimet e shprehura lidheshin jo vetëm me njohuritë e munguara për përdorimin e portalit, apo me kategoritë që përjashtoheshin nga shërbimet, por edhe me vetë portalin që teknikisht nuk performonte mirë.
SCAN ka trajtuar gjerësisht këto problematika, duke i dhënë zë çdo kategorie të shoqërisë që po penalizohej nga procesi.
Ajo që rezulton është se janë shpenzuar miliona euro para publike për një portal jofunksional në momente të caktuara apo edhe me nënkapacitet për t'iu përgjigjur flukseve të aplikimeve.
Qeveria ka deklaruar zyrtarisht se kemi të bëjmë me një sulm të paprecedentë kibernetik, që rrezikon sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër, opozita ngre pikëpyetje nëse në këtë rast kemi të bëjmë me një sulm të vërtetë apo pas kësaj 'heqje prize', kemi të bëjmë me qëllime të tjera, që lidhen me arsye të brendshme.
Përtej qendrimeve të njërës apo tjetrës pale, ajo që është e sigurtë është se pasojat i vuan qytetari, i cili jo vetëm nuk ka shërbime por edhe mund t'i rrezikohen jo vetëm të dhënat personale, por edhe pasuritë e tij, transaksionet e të cilave është i detyruar me ligj që t'i bëjë vetëm online.
Mbingarkesat, flukset e larta apo edhe sulmet kibernetike janë të zakonshme për kohën që jetojmë.
Ndaj, në këto kushte, duhet menduar për një zgjidhje alternative, që nuk mund të jetë 'heqja e prizës'...
SCAN
Lexo edhe:
https://scantv.al/sulm-kibernetik-akshi-mbyll-sherbimet-online-bllokimi-pas-projekt-vendimit-te-qeverise-per-ppp-ne-e-celesit-publik-per-sigurine-e-te-dhenave/
https://scantv.al/bllokimi-i-e-albania-qytetaret-mbeten-pa-sherbime-pas-kycjes-se-sporteleve-fizike-ishte-dera-e-vetme-per-tu-pajisur-me-dokumente-zyrtare/
Sondazh

“Sulm kibernetik”, AKSHI mbyll shërbimet online! Bllokimi, pas projekt-vendimit të qeverisë për PPP-në e “Çelësit Publik” për sigurinë e të dhënave
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur aksesin e shërbimeve publike online me argumentin se po përballet me një sulm kriminal kibernetik të......

Bllokimi i e-Albania, qytetarët mbeten pa shërbime! Pas kyçjes së sporteleve fizike, ishte “dera” e vetme për t’u pajisur me dokumente zyrtare
Bllokimi i shërbimeve online nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nënkupton se qytetarët shqiptarë nuk do të kenë asnjë mundësi për t’u pajisur......

DPSHTRR me format të rri targash HCC – Do të përdoren nga Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, DPSHTRR ka bërë me dije se ka nisur lëshimin e formatit të targave HCC, për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë,......

Dollari shënon nivelin më të lartë prej dy dekadash - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit
Dollari amerikan shënon nivelin më të lartë në dy dekada. Ndërkohë që investitorët mendojnë se ka 93% shanse që Rezerva Federale të ndërmarrë rritjen më të......

Rritet çmimi i naftës - Ekspertët: Nuk pritet rritje e menjëhershme e prodhimit të naftës saudite
Çmimet e naftës shënuan rritje të premten, pasi një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se nuk pritet një rritje e menjëhershme e prodhimit të......

Greva në aeroporte dhe bagazhe të humbura - Kaosi i krijuar prej javësh tashmë kushton 4 miliard euro
Kompanitë ajrore europiane rrezikojnë të mbyllin sezonin e verës me më shumë se 4 miliard euro minus për shkak të futurimeve të anuluara; pa llogaritur këtu......

Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike - Projektvendimi i Qeverisë: Kusht, të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonë
Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht......

Gjykata e Lartë rrëzon 67% të rekurseve të administratës - 2022, testin e pranueshmërisë e kalojnë 51,46% e çështjeve nga individët/personat juridik privatë, 32,7% institucionet publike
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një pjesë të mirë të rekurseve të bëra nga institucionet e administratës publike, duke u dhënë......