Ukraina shet rezervat e saj të arit - Deri tani janë shitur më shumë se 12.4 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës

Banka qendrore e Ukrainës ka shitur 12.4 miliardë dollarë nga rezervat e saj të arit që nga fillimi i luftës me Rusinë në 24 shkurt. Sipas këtij institucioni shitja po bëhet në mënyrë që importuesit vendorë të jenë në gjendje të blejnë atë që i duhet popullsisë.
Nga ana tjetër banka qendrore e Ukrainës ka miratuar një rritje emergjente të normave të interesit në mënyrë që të frenojë inflacionin, por pa rezultat. Niveli i rritjes së cmimeve ka arritur deri në 21.5% në qershor.
Banka Qendrore ka pezulluar mbledhjet për politikën e normave të interesit pas fillimit të luftës me Rusinë në fund të muajit shkurt, por ka vepruar në mënyrë radikale në mbledhjen e saj të parë, duke dyfishuar normat e interesit deri në 25% në datën 2 qershor.
Presioni i inflacionit është ekstrem në Ukrainë në një moment që qeveria lufton për të financuar luftën. Qeveria nuk ka më para dhe buxheti është nën presion. Të ardhura fiskale kanë rënë me rreth 80% dhe eksportet ukrainase janë reduktuar deri në ¼ për shkak të bllokimit të porteve më të rëndësishme të vendit nga ana e Rusisë.
Për më tepër, tregu i brendshëm i obligacioneve është atrofizuar dhe Kievi është shkëputur nga tregu ndërkombëtar i kapitalit, ndërkohë që pasiguritë e luftës vazhdojnë.
Me shpenzime buxhetore prej rreth 9 miliardë dollarë në muaj, sipas Ministrisë së Financave, por me të ardhura të reduktuara në rreth 4 miliardë dollarë në muaj, qeveria iu drejtua Bankës Qendrore e cila tani financon drejtpërdrejt shpenzimet publike duke printuar kartmonedha. Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar mbështetje buxhetore prej rreth 16 miliardë dollarë, por shpërndarja e këtyre fondeve është bllokuar nga burokracitë. Që nga fillimi i luftës, donatorët perëndimorë kanë dërguar gjithsej 8.6 miliardë dollarë në mbështetje të shpenzimeve buxhetore të vendit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=d-2Xhm5fkX8
Sondazh

Bien shitjet e automjeteve në Europë - Në 6 mujorin e parë janë ulur me -13.6%
Shitjet e automjeteve në Bashkimin Europian, vendet e EFTA dhe në Mbretërinë e Bashkuar – sipas të dhënave të ACEA, shoqatës së prodhuesve europianë – kanë......

BE: Mbështetja financiare ndaj Ukrainës do të vazhdojë! - Pavarësisht situatës aktuale një tjetër ndihmë prej 500 milion eurosh
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u përpiqën të tregojnë se blloku mund të vazhdojë të ruanë ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën pavarësisht......

Shqipëria në ‘black-out’. Anashkalohet ligji për “Gjendjen e Krizës Kibernetike’ Çfarë parashikon ligji i 2017. Roli inekzistent i APCESK
Shqipëria ndodhet në një krizë të vërtetë kibernetike si pasojë e mbylljes ë portalit unik qeveritar e-albania. Por edhe pse është në krizë, qeveria......

“Të ngrihen sportele emergjence”! E-Albania i kushton para’ biznesit
Shërbimet që ofron e-Albania për bizneset, janë ndërperë për shkak të një sulmi kibernetik, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë e aktivitetit të......

Italia, financim për bizneset turistike - Sektori social dhe mjedisor, fokusi i projekteve në vazhdim!
Qeveria italiane ka investuar në Ballkanin Perëndimor afro 260 milionë euro gjatë vitit që lam pas, prej të cilave 188 milionë euro kredi të buta, më se 50......

Sa është prodhimi ditor dhe rezerva energjetike në vend? - KESH publikon të dhënat për të tre HEC-et!
KESH ka përditësuar situatën në të tria HEC-et në lumin Drin sipas të cilit prurjet natyrore në kaskadë janë: HEC Fierzë 40 m3/s HEC Koman 30 m3/s ......

“Faqet e institucioneve të paprekura dhe të sigurta” - Sulmi kibernetik, Kryeministria: Shërbimet po i rikthehen normalitetit
Qeveria ka reaguar për sulmin kibernetik të ndodhur në institucionet publike të cilat ofrojnë një sërë shërbimesh online. Në një deklaratë për mediat......

Shtyhen regjistrimet në shkolla si pasojë e sulmit kibernetik – Ministria Arsimit: Nuk do të ketë pasoja në aplikime!
Ministria e arsimit ka njoftuar se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa......