Shqipëria në ‘black-out’. Anashkalohet ligji për “Gjendjen e Krizës Kibernetike’ Çfarë parashikon ligji i 2017. Roli inekzistent i APCESK

Shqipëria ndodhet në një krizë të vërtetë kibernetike si pasojë e mbylljes ë portalit unik qeveritar e-albania.
Por edhe pse është në krizë, qeveria shqiptare ende nuk ka shpallur zyrtarisht “Gjendjen e Krizës Kibernetike”, sikurse e parashikon ligji.
Po ashtu, ligji parashikon edhe aktivizimin e një institucioni, që duket se në këtë rast është lënë në harresë
Një ‘blackout total’ në shërbimet online! Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri si pasojë e mbylljes totale të portalit E-Albania, ku qeveria shqiptare ka transferuar të gjitha shërbimet publike që prej datës 1 maj të këtij viti.
Pasojat janë ndjerë menjëherë te biznesi, shkollat e deri të zyrat konsullore që kanë pezulluar gjithçka.
Nga ana tjetër, edhe administrata publike është përballur me ndërprerjen e shërbimit të internetit, duke frenuar edhe punën e saj.
Qeveria shqiptare ka reaguar duke informuar se ekspertë vendas dhe të huaj po punojnë për rikthimin e shërbimeve ndërsa situata vijon të jetë emergjent.
Qeveria shqiptare e ka cilësuar si një sulm që cënon sigurinë kombëtare, por në fakt nuk ka zgjedhur rrugën që parashikon ligji për sigurinë kibernetike.
Ligji përcakton në mënyrë të qartë se cilët janë mekanizmat që aktivizohen në rast të një gjendje krize kibernetike.
Në nenin 19 të ligjit për sigurinë kibernetike të vitit 2017 përcaktohet se “gjendja e krizës kibernetike është situata, gjatë së cilës siguria e informacionit në sistemet e informacionit ose siguria e rrjeteve të komunikimeve elektronike është seriozisht e rrezikuar, duke vënë në rrezik interesin publik të Republikës së Shqipërisë”.
Shqipëria në fakt ndodhet në këto kushte, fakt i pranuar edhe nga vetë qeveria, por ende nuk është zbatuar pika 2 e këtij neni, që parashikon shpalljen, më vendim të Këshillit të Ministrave të ‘Gjendjes së Krizës Kibernetike”.
Ligji parashikon se “Gjendja e krizës kibernetike” shpallet për një periudhë kohore deri në shtatë ditë.
Në këtë krizë kibernetike të Shqipërisë, qeveria shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se janë angazhuar për zgjidhjen e saj ekspertë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, që po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët në Microsoft dhe ekspertët e “Jones Group International”.
Në ekipin për zgjidhjen e kësaj krize, nuk përmendet Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe për Sigurinë Kibernetike, ose AKCESK.
Ligji për sigurinë kibernetike parashikon se për raste të tilla, institucioni përgjegjës duhet të jetë Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe për Sigurinë Kibernetike.
Në këto vite, ky institucion nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme për t’u fuqizuar, as nga AKSHI e as nga instituconet e tjera, duke bërë që Shqipëria të mos ketë një institucion të tijin që i përgjigjet në terren krizave të tilla, dhe jo vetëm në letër, sikurse parashikohet në ligjin në fuqi por të ‘harruar’ të 2017.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=jTDSAPH9_9g
Sondazh

“Të ngrihen sportele emergjence”! E-Albania i kushton para’ biznesit
Shërbimet që ofron e-Albania për bizneset, janë ndërperë për shkak të një sulmi kibernetik, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë e aktivitetit të......

Italia, financim për bizneset turistike - Sektori social dhe mjedisor, fokusi i projekteve në vazhdim!
Qeveria italiane ka investuar në Ballkanin Perëndimor afro 260 milionë euro gjatë vitit që lam pas, prej të cilave 188 milionë euro kredi të buta, më se 50......

Sa është prodhimi ditor dhe rezerva energjetike në vend? - KESH publikon të dhënat për të tre HEC-et!
KESH ka përditësuar situatën në të tria HEC-et në lumin Drin sipas të cilit prurjet natyrore në kaskadë janë: HEC Fierzë 40 m3/s HEC Koman 30 m3/s ......

“Faqet e institucioneve të paprekura dhe të sigurta” - Sulmi kibernetik, Kryeministria: Shërbimet po i rikthehen normalitetit
Qeveria ka reaguar për sulmin kibernetik të ndodhur në institucionet publike të cilat ofrojnë një sërë shërbimesh online. Në një deklaratë për mediat......

Shtyhen regjistrimet në shkolla si pasojë e sulmit kibernetik – Ministria Arsimit: Nuk do të ketë pasoja në aplikime!
Ministria e arsimit ka njoftuar se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa......

Greqia sërish në krizë: Industria e gëzofit në prag falimentimi si pasojë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë!
Kastoria është zemra e një industrie shekullore të gëzofit në Greqi, qendra e fundit e mbetur e prodhimit të gëzofit në Europë dhe një nga vendet e pakta të......

BQE rrit normën e interesit për herë të parë që nga viti 2011 – Pesë pyetjet kyçe për tregjet!
Banka Qendrore Europiane do të japë rritjen e saj të parë të normës së interesit që nga viti 2011 këtë javë, megjithatë tregjet tashmë po ecin me shpejtësi për......

E-Albania dëmtohet nga sulmi kiberntetik – MEPJ njofton ndërprerjen e shërbimeve konsullore online
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se për shkak të një sulmi kibernetik ndaj platformës e-Albania,......