Europa Postuar më 18 Korrik 2022, 14:26

BE: Mbështetja financiare ndaj Ukrainës do të vazhdojë! - Pavarësisht situatës aktuale një tjetër ndihmë prej 500 milion eurosh

Nga SCAN TV
BE: Mbështetja financiare ndaj Ukrainës do të vazhdojë! -

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u përpiqën të tregojnë se blloku mund të vazhdojë të ruanë ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën pavarësisht rreziqeve që sjellin pesë muajt e vështirë që pas pushtimit rus.

Duke folur para takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Bprrel u shpreh se imponimi i sanksioneve ndaj Rusisë ishte vendimi i duhur për t’u marrë pavarësisht thellimit të krizës për shkak të rritjes së cmimit të ushqimeve dhe energjisë elektrike.

Borel shtoi se disa liderë europianë vijojnë të thonë se sanksionet ishin një gabim, por ai nuk ishte dakord. Sipas tij ishte dicka që duhej bërë dhe duhet të jetë ende në fuqi. Borel tha se shpresonte të arrihej një marrëveshje brenda kësaj jave për të zhbllokuar Odesën dhe portet e tjera ukrainase në mënyre që të rinizë eksporti i grurit e për pasojë vendi të fitojë disa të ardhura domethënëse.

Ministrja e jashtme gjermane u shpreh se është e rëndësishme të dëshmohet se Bashkimi Europian qëndron në krah të Ukrainës, pasi Rusia po përpiqet të përcajë vendet anëtare.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të miratojnë një paketë të re ndihmash prej 500 milion eurosh për të furnizuar Ukrainën me armë. Shuma e dhënë deri tani ndaj Kievit shënon një total prej 2 miliard eurosh që nga 24 shkurti kur Rusia pushtoi Ukrainën. Ministrat gjithashtu do të flasin dhe për bllokimin e importit të arit rus.

Ministri i jashtëm ukrainas Dimitri Kuleba do iu drejtohet 27 ministrave të Bashkimit Europian me anë të video telefonate, për të kërkuar më shumë sanksione ndaj Rusisë, më shumë armë dhe një qasje dhe më të ashpër përballë Rusisë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=4dBD4yWOrvU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat