Rajoni Postuar më 18 Korrik 2022, 14:42

Nxjerrja e gazit në Adriatik - Kroacia investon 266 milionë euro

Nga SCAN TV
Nxjerrja e gazit në Adriatik - Kroacia investon 266 milionë euro

Kompania kroate e naftës INA, do të investojë 2 miliard kuna, rreth 266 milionë euro, për ndërtimin e platformave si dhe për shpime të reja në veri të Adriatikut duke filluar që nga muaji shtator. Një lëvizje që sipas ekspertëve kroatë do të kontribuojë në sigurinë energjitike të Kroacisë për shkak të situatës së paparashikueshme që pritet në muajt e ardhshëm

Zagrebi është një nga importuesit më të mëdhenj europian të burimeve energjetike: nga importi total, 12% ka të bëjë me gazin natyror. Në muajin prill qeveria kroate konfirmoi vendimim për të rritur prodhimin e brendshëm të gazit brenda vitit 2024.  Depozitat kroate do të përmbushnin 40% të kërkesës së popullsisë prej 4 milion banorësh.

Por brigjet adriatike në Kroaci mund të rezultojnë për partnerët europian si një qendër potenciale për rigazifikimin e gazit të lëngshëm të importuar. Në fillim të vitit 2021 aktivizua impianti KRK. Dhe pse në funksion që nga viti i kaluar, bëhet fjalë për një projekt të vjetër, që është shtyrë disa herë dhe ka qenë në qendër të polemikave për shkak të impaktit që ka në ambient.

Që në atë kohë Komisioni Europian vendosi të financojë 30% të projektit, për të lehtësuar varësinë aktuale të partnerëve të Bashkimit Europian nga importi i gazit natyror nga Rusia, shumë më përpara pushtimit të Ukrainës.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=3N_trvNsLHE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat