Bota Postuar më 18 Korrik 2022, 14:35

Rritja e ekonomisë në Kinë - Të dhënat janë edhe më negative se sa pritej

Nga SCAN TV
Rritja e ekonomisë në Kinë - Të dhënat janë edhe

Të dhënat për ekonominë kineze në tre mujorin e dytë – prill, maj, qershor – janë dhe më negative se pritshmëritë. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është rritur vetëm me 0.4%. Ky është rezultati më i keq që nga tremujori i parë i vitit 2020, periudhë kur shpërtheu pandemia e Covid në Uhan dhe gjysma e Kinës u paralizua si pasojë e mbylljeve.

Në atë kohë vendi përjetoi një mini – recesion, të rëndë, por të shkurtër. Dy vjet më parë vendi doli nga ajo situatë, jo me anë  të recetës tradicionale të kapitalizmit të shtetit dhe shpenzimeve publike, por falë kërkesës së pjesës së tjetër të botë: rimëkëmbja kineze u arrit falë eksporteve.

Aktualisht duket i paarritshëm objektivi zyrtar i presidentit Xi i cili ka fiskuar për vitin 2022 një rritje prej +5.5%. Arsyeja ka të bëjë me mënyrën se si qeveria kineze aplikoi kufizimet sa herë që regjistrohej një vatër e re infektimesh me covid. Shanghai që konsiderohet si Neu York-u kinez, deri një muaj më parë ishte totalisht i mbyllur. Dhe pse tani qyteti është rihapur, zona të tjera të Kinës vazhdojnë të vuajnë si pasojë e mbylljeve të një pasnjëshme.

Por ndër të tjera dhe Kina po pagian një cmim të lartë për shkak të rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe inflacionit në një situatë të rënduar nga lufta në Ukrainë. Madje paguan një cmim më të lartë se vendet e tjera pasi Kina konsiderohet si fabrika e planetit duke qenë importuesi më i madh i energjive fosile, mineraleve dhe metaleve. Por vendi ka dhe probleme të brendshme si pasojë e kaosit të tregun e pasurive të paluajtshme: miliona kinezë refuzojnë të paguajnë këstet e kredive, pasi kanë hyrë në borxh për të blerë apartamente që nuk do të përfundojnë asnjëherë pasi ndërtuesit kanë falimentuar.

Por frenimi i ekonomisë së dytë më të madhe në botë penalizon të gjithë. Gjermania ishte e vetmja ekonomi e pasur që grumbulloi asete komerciale me Kinën për 30 vjet. Tahsmë situata ka ndryshuar dhe dëshmi është deficiti tregtar gjerman, i pari që nga viti 1991.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=JjBJMImIemM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat