ENI, shpime për naftë në Dumre - Shtyhen me 1 vit operacionet për vlerësimin e rezervuarit naftëmbajtës

Kompania ENI ka shtyrë me një vit planet për nisjen e shpimit të një pusi për kërkimin e naftës në Dumre. Në gusht të vitit që shkoi kompania italiane, që është mbajtëse e një marrëveshjeje hidrokarbure, parashikonte nisjen e punimeve në janar 2024, por sipas afateve të reja, punimet përgatitore parashikohen të nisin në dhjetor të këtij viti dhe të përfundojnë në tremujorin e 1-rë 2025. Ndërkohë që, shpimet e pusit kërkimor “Dumrea Deep 1” planifikoheshin në tremujorin e dytë të këtij viti, por tashmë janë parashikuar përgjatë tremujorit të parë ose të dytë të vitit 2025.
Detajet janë dhënë nga vetë kompania në aplikimin pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me leje mjedisore, që është kusht për kryerjen e këtyre operacioneve. E njëjta procedurë u synua edhe vitin që shkoi, por mesa duket nuk është finalizuar me marrjen e këtij dokumenti, që do i hapte rrugë punimeve në terren.
Qëllimi i projektit është të vlerësojë praninë e rezervuarit naftëmbajtës, që pritet të jetë midis 5,000 – 6,500 metra thellësi në tokë, me ndihmën e pusit kërkimor “Dumrea Deep 1”, me vendndodhje në fshatin Broshkë të Njësisë Administrative Papër, të Bashkisë Elbasan. Koha e shpimit vlerësohet në përafërsisht 211 ditë duke përfshirë mbylljen dhe braktisjen e pusit.
Kontrata me Ndarje Prodhimi mes Eni Albania dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun Dumre në rajonin qendror të vendit, u miratua nga qeveria në shkurt të vitit 2020.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Identifikim elektronik për leje pune në Rajon - Nxitja e tregut të përbashkët të punës në Ballkanin Perëndimor
Për të punuar në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje pune në një nga këto vende. Ka hyrë në......

Kreditë me probleme vijojnë tendencat rënëse - Në mars arritën në 4.64%, niveli më i ulët në 10 vite
Portofoli i huave me probleme është përmirësuar edhe në muajin mars të këtij viti. Huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4.64%, niveli më i ulët ky në 10......

Sektori i bimëve mjekësore në "ditë të këqija"/Denaj: Gati garancia sovrane.
Fermerë, grumbullues dhe eksportues të bimëve aromatiko- mjekësore kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet......

Tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës - Mbyllet pa ankesa faza e dorëzimit të ofertave për punimet në 5 km e parë
Procedurat tenderuese për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës janë mbyllur pa ankesa nga operatorët ekonomikë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave.......

Doganat trefishojnë gjobat për bizneset në shkelje - 1.4 milionë euro penalitete për shmangie të detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur vlerën e sanksioneve administrative të vendosura ndaj bizneseve gjatë vitit 2023. Referuar të dhënave zyrtare të......

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në......

Printeri 3D mund të ndërtojë një shtëpi për 3 ditë - Makineria më e madhe në botë, prezantohet në SHBA
Universiteti i Maine në Shtetet e Bashkuara prezantoi printerin më të mëdh në botë 3D prej polimeri. Printeri i ri i quajtur Factory of the Future 1.0 (FoF......

“Lamtumirë” El Nino! - Pritet të zëvendësohet nga La Nina
Fenomeni i motit El Nino do të përfundojë në qershor të këtij viti, ndërkaq ekziston mundësia që përgjatë gjysmës së dytë të vitit, të zëvendësohet nga......