Doganat trefishojnë gjobat për bizneset në shkelje - 1.4 milionë euro penalitete për shmangie të detyrimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur vlerën e sanksioneve administrative të vendosura ndaj bizneseve gjatë vitit 2023. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara në Librin Jeshil, vitin që lamë pas janë propozuar masa administrative në shumën 136,4 milionë lekëve apo rreth 1.4 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 penalitetet regjistrohen në shumën e vetëm 5,9 milionë lekëve.
Gjatë vitit 2023, Drejtoria e Kontrollit pas Zhdoganimit në Departamentin Operativ Hetimor ka përgatitur 25 programe kontrolli aposteriori si dhe ka vijuar me procedurat e 2 programeve kontrolli të hartuara gjatë vitit 2022, gjithsej 27 programe kontrolli, krahasuar me 34 të ushtruara gjatë vitit 2022.
Sipas doganave numri më i ulët i kontrolleve ka ardhur si shkak i ristrukturimit të Drejtorisë së Kontrollit pas Zhdoganimit, po pavarësisht numrit më të reduktuar shkeljet duket se kanë qenë më të larta.
Konkretisht, në fushën e Regjimit të Përpunimit Aktiv janë hartuar 15 Programe Kontrolli nga të cilat 8 rezultuan me shkelje e për pasojë janë evidentuar detyrime doganore të shmangura dhe penalitete për kundravajtje administrative. Detyrimet doganore të shmangura vlerësohen në afro 27 milionë lekë, dhe penalitetet e vendosura arrijnë vlerën e 83 milionë lekëve.
Në fushën e Regjimit të Lejimit të Përkohshëm janë hartuar 4 Programe Kontrolli nga të cilat 1 rezultoi me shkelje e për pasojë detyrimi doganor i shmangur është 24,4 milionë lekë dhe masat administrative regjistrohen në 48.4 milionë lekë.
Po ashtu, u hartuan 3 programe kontrolli për vlerësimin doganor nga ku rezultuan detyrimet doganore të shmangura 16 milionë lekë dhe u vendosën penalitetet në vlerën 3,6 milionë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në......

Printeri 3D mund të ndërtojë një shtëpi për 3 ditë - Makineria më e madhe në botë, prezantohet në SHBA
Universiteti i Maine në Shtetet e Bashkuara prezantoi printerin më të mëdh në botë 3D prej polimeri. Printeri i ri i quajtur Factory of the Future 1.0 (FoF......

“Lamtumirë” El Nino! - Pritet të zëvendësohet nga La Nina
Fenomeni i motit El Nino do të përfundojë në qershor të këtij viti, ndërkaq ekziston mundësia që përgjatë gjysmës së dytë të vitit, të zëvendësohet nga......

A po e përdor Kina Hungarinë si një urë të rëndësishme në pushtimin e tregjeve europiane?
Presidenti kinez ka mbërritur në Budapest të mërkurën vonë, në ndalesën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij europiane. Gjatë qëndrimit të tij treditor,......

Ambiciet e aluminit të gjelbër të Kinës goditen nga shirat dhe ndërprerje të energjisë!
Reshjet e çrregullta në jugperëndim të Kinës po dëmtojnë një shtytje shumë miliarda dollarësh për të gjelbëruar një industri alumini që përbën pothuajse 60% të......

Izraeli do të marrë miliarda dollarë më shumë armë amerikane, pavarësisht pauzës së Biden!
Armët me vlerë miliarda dollarë amerikanë mbeten në pritje për Izraelin, pavarësisht vonesës së një dërgese bombash dhe rishikimit të të tjerave nga......

Kanadaja gjobit Binance me 4.38 mln USD - Akuzohet për shkelje të ligjeve të pastrimit të parave
Agjencia kanadeze kundër pastrimit të parave deklaroi se kishte vendosur një gjobë prej afro 4.38 milionë dollarë ndaj platformës se tregtimit të......

Pse kompanitë europiane në Kinë e kanë më të vështirë të fitojnë para në vend?
Sipas një sondazhi të publikuar të premten nga Dhoma e Tregtisë e BE-së në Kinë, kompanitë evropiane në Kinë e kanë më të vështirë të fitojnë para në vend pasi......