Bota Postuar më 10 Maj 2024, 09:38

Kanadaja gjobit Binance me 4.38 mln USD - Akuzohet për shkelje të ligjeve të pastrimit të parave

Nga SCAN TV
Kanadaja gjobit Binance me 4.38 mln USD - Akuzohet për shkelje të

Agjencia kanadeze kundër pastrimit të parave deklaroi se kishte vendosur një gjobë prej afro 4.38 milionë dollarë ndaj platformës se tregtimit të kriptomonedhave Binance, nën akuzën e shkeljes së ligjeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Qendra e Analizës së Transaksioneve Financiare dhe Raporteve të Kanadasë (FINTRAC) tha se Binance kishte dështuar të regjistrohej si një biznes i shërbimeve të huaja parash në organin e inteligjencës, pavarësisht disa afateve.

Sipas zyrtarëve, Binance, e cila pushoi së funksionuari në Kanada vitin e kaluar, nuk kishte raportuar se kishte marrë monedhë virtuale me vlerë 10,000 dollarë kanadezë, ose më shumë në 5,902 raste të veçanta midis 1 qershorit 2021 dhe 19 korrikut 2023.

Zhvillimi i fundit vjen disa javë pasi ish-administratori I përgjithshëm i Binance, Changpeng Zhao, u dënua me katër muaj burg pasi u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve të SHBA-së kundër pastrimit të parave.

Binance ra dakord për një dënim prej 4.32 miliardë dollarësh dhe Zhao pagoi një gjobë penale prej 50 milionë dollarësh plus 50 milionë dollarë Komisionit të Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave të SHBA-së.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat