Euro nën 100 lekë? Efektet zinxhir dhe cila është zgjidhja - Civici: Qeveria të marrë hua në tregun e brendshëm

Presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do të rritet edhe në vijim, pasi është efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një eukilibër të ri të kursit duke mos përjashtuar as këmbimit e euros nën nivelin e 100 lekëve. Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, ish-anëtar Bordi i Këshillit Mbikqyrës të BSH, në një intervistë për gazetaren e SCAN TV Alida Lula, ka thënë se elementi krysor është prishja e balancës, sasia e euros në treg po rritet dhe sipas tij, Shqipëria duke qënë se është një vend me përdorim të dy monedhave, ka ndikim. Por faktori më i dukshëm sipas tij, është efekti i turzimit që po bëhet gjithëvjetor, krahas rritjes së investimeve të huaja direkte, të cilat kapin shifrën e 1.5 mld eurove.
“Është një efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një ekuilibër afatmesëm. Duke analizuar faktorët se si erdhëm deri këtu, presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do rritet, sidomos nga efekti i turizmit dhe investimet e huaja direkte. Por veç këtyre, kemi dhe një efekt psiokologjik me ndikim negativ” – ka thënë Civici.
Eksperti thekson se ky ekuilibër i ri do të zgjasë. I pyetur a ka pritshmëri që monedha europiane të rimëkembet, ai thotë:
“Për mendimin tim jo, ose mund të ketë pritshmëri për ndonjë rritje shumë të vogël më tepër axhustuse të situatave në treg. Por, përderisa këta faktorë në treg që ne përmendëm vazhdojnë të jenë prezent, natyrisht vetëm në ndonjë ndryshim thelbësor në ndonjërin prej tyre, mundet që ta amortizojë pak situatën” - shton eksperti.
Pyetjes se a duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë, z. Civici si ish-antër Bordi i Këshillit Mbikqyrës në këtë institucion, ka thënë se BSH nuk mund të bëjë ndërhyrje direkte, por ka sugjeruar të merret vendim nga qeveria që të marrë hua në tregun e brendshëm.
“Ndërhyrje direkte BSH është shumë e vështirë, kjo për mënyrën e objektivit të bankës dhe akoma nuk jemi të qartë se çfarë kosto kërkon kjo ndërhyrje. Megjithatë, mundësi për ndërhyrje ka, meqënëse kemi dalë 1-2 herë në treg për të marë hua në euro ose valutë, mund të shikohet mundësia që ajo hua të merret në tregun e brendshëm.” – ka thënë Civici.
Shumë prej aktorëve të rëndësishëm të sistemit financiar të vendit erdhën nga Eurozona, duke e bërë më të lehtë aksesin në linjat e financimit në monedhën europiane. Sipas ekpertëve, ky Euroizimi i lartë i ekonomisë, ul efektshmërinë e politikës monetare dhe mund të vështirësojë shënjestrimin e stabilitetit të çmimeve.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

800 mijë turistë “mësyjnë” Shqipërinë në prill – Rama: Në 4 muaj numri i vizitorëve u rrit me 38 %
Pavarësisht luhatjeve të motit, muaji prill ka regjistruar një fluks prej rreth 800 mijë turistësh të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Ashtu sikurse......

Sa vlejnë asetet natyrore të Pogradecit, Selenicës e Roskovecit - Qirjo: Të përfshihet në llogaritë kombëtare, orientim për zhvillimin
“Nëse do ta shisnim një bashki, sa do të kushtonte? Roskoveci del 259 mld lekë, Selenica 895 mld lekë sepse ka bitum dhe minerale të tjera, ndërsa Pogradeci......

Festohet “Dita e Evropës” edhe në Tiranë - Motoja, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut
9 maji, Dita e Evropës shënon paqen dhe unitetin në Evropë. Në këtë datë është përvjetori i deklaratës historike të ministrit të Jashtëm francez Robert Shuman......

Cili sektor po financohet më shumë nga qeveria? - 1/3 e shpenzimeve, për mbrojtjen sociale. Më pak për çështjet ekonomike
Sipas shifrave më të fundit nga "Banka e Shqipërisë" për shpërndarjen e shpenzimeve të qeverisë sipas klasifikimit funksional, deri në muajin mars të këtij......

Sa përfitojnë dhe shpenzojnë bashkitë? - Analiza për tre bashki, vetëm 20% e buxhetit shkon për investime
Bashkitë Pogradec, Roskovec dhe Selenicë paraqesin ndryshime të rëndësishme me njëra-tjetrën sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve që kanë dhe se sa vëmendje......

“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” - Zv.ministrja Xhembulla: Penalitete edhe për turistët
Me anë të disa nismave ligjore, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit, Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind nivelin e gjobave për......

Më shumë interes për arsimin profesional - Bie numri i regjistrimeve, por rritet pesha kundrejt arsimit të mesëm në total
Arsimi dhe formimi profesional padyshim që prodhon forcën punëtore të së ardhmes dhe mund të themi se luan një rol kyç në gjenerimin e punësimit, në rritjen......

Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit - Masa administrative, 30% më të larta për shkelësit. Do të “vilen” nga përmbarimi
Dy nga katër ligjet, që parashikojnë rritjen me 30% të gjobave në fushën e mjedisit janë depozituar në Kuvend për diskutim, duke qenë një hap larg miratimit.......