Cili sektor po financohet më shumë nga qeveria? - 1/3 e shpenzimeve, për mbrojtjen sociale. Më pak për çështjet ekonomike

Sipas shifrave më të fundit nga "Banka e Shqipërisë" për shpërndarjen e shpenzimeve të qeverisë sipas klasifikimit funksional, deri në muajin mars të këtij viti rezulton se "Mbrojtja sociale", "Shpenzimet e përgjithshme publike" dhe "Arsimi" ishin sektorët për të cilat qeveria alokoi më shumë burime financiare. Por si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë në harkun kohor të një viti? Të dhënat tregojnë se në total, shpenzimet e qeverisë janë rritur me 5.3% deri në marsin e këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë vitit të kaluar.
Nëse analizën e përqëndrojmë në tre muajt e parë të vitit 2024, rezulton se peshën më të lartë të shpenzimeve e zë “Mbrojtja sociale” që përbën 36.4% të totalit. Po ashtu, 11.6% dhe 11.1% të shpenzimeve totale qeveria i ka hedhur për “Arsimin” dhe “Shëndetësinë”.
“Scan Intel” ka analizuar historikun e të dhënave për të kuptuar se cilat funksione të qeverisë regjistrojnë rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve? Sipas shifrave, “Shërbimet e përgjithshme publike” është zëri që regjistron pikërisht rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve, me 26.5% dhe në vend të dytë renditet “Shëndetësia”. Shpenzimet e qeverisë shqiptare për shëndetësinë deri në mars të këtij viti kanë qenë 10.4% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë “Arsimin”, me rritje vjetore të barabartë me 10.3%. Në renditje ndjek “Rendi dhe siguria publike” me shpenzime 10.2% më të larta se një vit më parë. Lista vijon me “Argëtimi/ kultura/çështjet fetare” me 9.5% rritje, si dhe me “Mbrojtjen Sociale” me 8.9% rritje. Ndër shpenzimet që paraqiten me rritje ky i fundit është zëri me rritjen më të ulët.
Në të kundërt, shpenzimet janë ulur për zërat si: “Çështjet ekonomike”, “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit", "Mbrojtja’’ dhe “Mbrojta e mjedisit”. Ndërkohë, në terma vjetorë rënia është thelluar për “Çështjet ekonomike” me 44%. Me rënie paraqiten edhe "Strehimi" me 30.6%, "Mbrojtja" me 4% dhe "Mbrojtja e mjedisit" me 0.9%.
Shpenzimet funksionale të qeverisë janë sipas klasifikimit COFOG (Classification of the Functions of Government). Prej vitit 2007 ky klasifikim është në 10 grupe shpenzimesh funksionale. Zëri "Shpenzime të tjera" përfshin shpenzimet e tjera jashtë 10 grupeve. Të dhënat janë, progresive brenda vitit dhe rifreskohen sipas rishikimit të institucionit burim.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Sa përfitojnë dhe shpenzojnë bashkitë? - Analiza për tre bashki, vetëm 20% e buxhetit shkon për investime
Bashkitë Pogradec, Roskovec dhe Selenicë paraqesin ndryshime të rëndësishme me njëra-tjetrën sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve që kanë dhe se sa vëmendje......

“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” - Zv.ministrja Xhembulla: Penalitete edhe për turistët
Me anë të disa nismave ligjore, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit, Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind nivelin e gjobave për......

Më shumë interes për arsimin profesional - Bie numri i regjistrimeve, por rritet pesha kundrejt arsimit të mesëm në total
Arsimi dhe formimi profesional padyshim që prodhon forcën punëtore të së ardhmes dhe mund të themi se luan një rol kyç në gjenerimin e punësimit, në rritjen......

Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit - Masa administrative, 30% më të larta për shkelësit. Do të “vilen” nga përmbarimi
Dy nga katër ligjet, që parashikojnë rritjen me 30% të gjobave në fushën e mjedisit janë depozituar në Kuvend për diskutim, duke qenë një hap larg miratimit.......

Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve, gati të kapërcejnë në industri mode. Jo të gjithë do ja dalin
Qe nga miratimi i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, deri më tani 4 banka kanë firmosur kontratën dhe......

Turqia gjobit “Meta” me 37.2 milionë dollarë - Sipas autoriteteve, shkak është ndarja e të dhënave!
Bordi i konkurrencës i Turqisë gjobiti Meta Platforms, me 1.2 miliardë lira (37.20 milionë dollarë) të mërkurën pasi përfundoi dy hetime të veçanta mbi ndarjen......

Fabrika më e madhe në botë për thithjen e CO2 - Ndodhet në Islandë. Mund të “kapë” 36,000 ton në vit
Kompania Climeworks ka hapur uzinën më të madhe operacionale në botë për të thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera, me fabrikën e saj Mammoth në Islandë......

Plakja e popullsisë, një sfidë për Europën - Rritje e madhe në numër e europianëve mbi 65 vjeç deri në vitin 2100
Europianët po plaken dhe kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen dhe nevojat përkatëse të shoqërive të tyre, si dhe implikime serioze për......