Shqipëria Postuar më 9 Maj 2024, 12:44

Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve, gati të kapërcejnë në industri mode. Jo të gjithë do ja dalin

Nga SCAN TV
Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve,

Qe nga miratimi i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, deri më tani 4 banka kanë firmosur kontratën dhe janë të gatshme të mbështesin me kreditim kompanitë me qëllim transformimin e tyre nga fasonë në cikël të plotë prodhimi.

“Garancia sovrane është mekanizmi kryesor që do na shërbejë për transformimin. Deri tani kanë firmosur 4 banka tregtare dhe janë hapur aplikimet për subjektet. Do shihet sa biznesi do të jetë i gatshëm që të përthithë këtë garanci sovrane”

Sipas tij, nga një pyetësor që u është dërguar bizneseve që operojnë në këtë fushë, 70% e tyre janë të gatshëm të ndërmarrin iniciativën e transformimit.

“Me informacionin që  kemi na rezulton se 70 % e bizneseve janë të gatshme të bëjnë këtë transformim, por gjithsesi duhet parë çdo gjë në kompleks sepse këtu kanë influencë  kushtet e jashtme dhe të brendshme.  Ne jemi koshientë që klima në sektorin e modës nuk është ajo më e favorshmja, por do shikojmë ditë pas dite si do jetë vazhdimësia e këtij transformimi”. 

Nga ana tjetër, zhvlerësimi i vazhdueshëm i Euros vijon të rëndojë sektorin duke u konsideruar si gangrenë dhe duke i bërë të vetëdijshëm se jo të gjithë do t’ia dalin paq nga kjo situatë.

“Kursi i këmbimit është gangrena dhe problematika më e madhe që ka biznesi. Çdo ditë që zhvlerësohet euro e bën më të vështirë këtë transformim. Ne jemi të qartë që në fund të këtij cikli jo të gjitha bizneset do të mbijetojnë. E dimë që nga 740 manifaktura që janë për momentin, në fund të këtij transformimi nuk do të jenë të gjitha, por ato që do të mbijetojnë do të jenë biznese solide, konkurrente, si në rajon dhe me gjerë”.

Garancia sovrane prej 4 miliardë lekësh mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë.  Ndërsa afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite dhe 3 vite për kreditë që merren për blerjen e lëndës së parë. Bizneset kanë afat për të aplikuar deri në fund të muajit Tetor.

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Maj

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro është blerë sot me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë. Franga zvicerane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat